Njohësi i çështjeve politike, Dritëro Arifi ka komentuar vizitën e fundit të avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në Prekaz. Ai tha se veprimi i avokatit serb ka pasur për qëllim kërkimin e të vërtetës se çka ka bërë regjimi i Serbisë në kohën e luftës.
Përveç kësaj, Arifi në një intervistë për KosovaPress, ka komentuar edhe deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila kishte deklaruar se Lajçak është i dështuar. Ai tha se një deklaratë të tillë nuk duhej ta kishte thënë ajo.
Ndërsa, për zgjedhjet në komunat veriore tha se për Kosovën është humbje kohe dhe se përfundimi do të jetë zero.
Analisti Arifi tha se sjellja e avokatit serb, Stojkoviq është një iniciativë pozitive për të arritur pajtimin në mes shqiptarëve dhe serbëve. Ai tha se ndoshta në një fazë më të vonshme Serbia mund të jete e gatshme të deklarojë edhe faljen shtetërore.
“Vizitat e avokatit Stojkoviq, po besoj që është një lloj rikujtim për qytetarët në Serbi, një kërkim falje e serbëve për shkak se politika nuk e ka pranuar fajin e vet që të distancohen nga e kaluara e tyre kriminale. Kjo është një hap pozitiv, por kjo nuk e zgjidh problemin në mes serbëve dhe shqiptarëve. Duhet që të kemi një iniciativë më të madhe shoqërore në Serbi që të largohen nga e kaluara e tyre. Vetëm në këtë formë mund të arrijmë pajtimin shqiptarë dhe serbë, dhe në një fazë më të vonshme mund të kemi atë kërkim faljen shtetërore e cila është e nevojshme për vet historinë e shtetit serb.
Çfarë pasoja mund të jenë të tij, Serbia është para një akti të kryer, sepse e gjitha bota i ka sytë nga Serbia se si po sillet ajo me avokatin në fjalë dhe çdo veprim i tyre negativ, do të nxiste negativitet ndaj Serbisë, në këtë rast mund të jenë të kujdesshëm, por ndonjë radikal serb civil, mund të sulmojë që shteti të mos involvohet, serbët kanë metoda të ndryshme për t’i frikësuar qytetarët serbë që mos të kërkojnë të vërteten, ajo çka ka bërë avokati është kërkimi i të vërtetës se çka ka bërë regjimin i Serbisë në kohë të caktuar. … Kjo është faji i BE-së dhe vet SHBA-së, sepse e kanë lejuar një shtet që të zhvillohet mbi kufomat të cilat ata i kanë bërë”, tha Arifi.
Arifi derisa ka komentuar deklaratën e ministres Gërvalla, se Lajçak është i dështuar, tha se këtë fjalë nuk guxon ta thotë as kryeministri e as vet ajo.
Arifi theksoi se Qeveria është e pakuptimtë në aspektin diplomatik.
“Me qenë si kryeministri Kurti e kisha shkarkuar që sot. Pra, nuk guxon të thotë diçka të tillë, po themi me protokoll është pozita e tretë shtetërore që të flet këtë fjalë, këtë fjalë as kryeministri nuk guxon të thotë…Kjo nuk është forma më e mirë e mundshme, kanë pasur mënyra tjera që të shpjegojë se çka ka ndodhur, dhe është neveriste që ministrja e jashtme të thotë këtë gjë. Kur Qeveria e Kosovës e ka pranuar dhe është zotuar që do të zbatojë marrëveshjen, vetëm në Qeveri të Kosovës ka diçka kundërthënies, kryeministri thotë diçka tjetër, presidentja diçka tjetër dhe ministrja e jashtme diçka tjetër. Është qeveri e pakuptimtë në aspektin diplomatik”, shtoi Arifi.
Në fund, analisti politik, Arifi tha se Serbët në veri të Kosovës ka nisur peticionin me qëllim që të tregojnë se është lojtare pozitive.
Ai theksoi se peticioni do të përfundojë në fillim të muajit prill, por se prapë qeveria qendrore do të injorohet nga veriu dhe se Kosova do të jetë gjithmonë në situatë krizash.
“Këto janë lëvizje normale se kemi një zotim për zbatimin e marrëveshjes. Serbia ka filluar me hapin e parë për njohjen e targave. Serbët në veri janë të telekomanduar prej Beogradit që të fillojnë peticionin, të krijojnë kinse Serbia po tregohet më shumë lojtare pozitive. Peticioni, kjo mënyra se si ka zgjedhur qeveria të shkohet në zgjedhje në komunat veriore do të marrë kohë , të themi një kohë optimale ku do të kemi kryetarë të ri në veri është fundi marsit, fillimi prillit që është një kohë e humbur për Kosovën dhe në formë se si do të shkarkohen kryetarët, nuk po e shoh pozitive se rezultati po del zero-zero, pra ata kanë qëndruar kot në ndërtesa sepse prapë Serbia do të del në pushtet dhe do të kthehemi në pikat zero.
Në një formë ne e kemi kontrollin policorë të veriut por nuk do ta kemi politik, prapë do të kemi një mënyrë tentim që të injorohet qeveria qendrore, kështu që pa një marrëveshje finale veriu do të jetë gjithmonë në Kosovë, krizash”, u shpreh Arifi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëOsmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Tre muaj asnjë aplikim, subjektet politike ende nuk kanë dërguar listat e kandidatëve për deputetë
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj