LAJMI I FUNDIT:

Dy punonjës të basteve sportive vodhën 10 mijë euro në Tiranë

Dy punonjës të basteve sportive vodhën 10 mijë euro në Tiranë

Dy persona (punëtorë) janë arrestuar pasi dyshohet se kanë vjedhur 10 mijë euro në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet aparateve të tyre celulare.

Sipas Policisë së Shtetit bëhet e ditur se për garantimin e sundimit të ligjit në territor kanë arritur të arrestojnë shtetasit G. K., 34 vjeç, dhe T. C., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se këta shtetas, në periudha të ndryshme kohore, kanë vjedhur shumën 10 000 euro, në një subjekt ku ishin të punësuar, në lagjen “Ali Demi”.


Nga kontrollet e ushtruara në aparatet e tyre celular ka rezultuar se këta shtetas ushtronin veprimtarinë e paligjshme të organizimit të lotarive të palejuara (basteve sportive), nëpërmjet aparateve të tyre celular.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/