LAJMI I FUNDIT:

OKB: Dy nëna vriten çdo orë – 16 mijë gra dhe fëmijë të vdekur në Gaza

OKB: Dy nëna vriten çdo orë – 16 mijë gra dhe fëmijë të vdekur në Gaza

Përafërsisht 16 mijë gra dhe fëmijë janë vrarë në luftën Izrael-Hamas, shkruan në një raport të Kombeve të Bashkuara (OKB).

UN Women vlerësoi se dy nëna humbnin jetën çdo orë, raporton skynews.


Të paktën 3000 gra mund të jenë bërë të veja dhe kryefamiljare dhe të paktën 10 mijë fëmijë mund të kenë humbur baballarët e tyre, shtoi agjencia.

Nga 2.3 milionë banorët e Gazës, 1.9 milion u zhvendosën dhe “afër një milion janë gra dhe vajza” që kërkojnë strehim dhe siguri, tha UN Women.

Vritet zyrtari i propagandës së Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza
Lexo po ashtu Vritet zyrtari i propagandës së Xhihadit Islamik Palestinez në Gaza

“Sado që të mbajmë zi sot për situatën e grave dhe vajzave të Gazës, ne do të mbajmë zi edhe më tej nesër pa ndihmë të pakufizuar humanitare dhe një fund të shkatërrimit dhe vrasjeve”, tha drejtoresha ekzekutive e UN Women, Sima Bahous.

“Këto gra dhe vajza janë të privuara nga siguria, mjekësia, kujdesi shëndetësor dhe strehimi. Ato përballen me urinë. Mbi të gjitha janë të privuar nga shpresa dhe drejtësia”, shtoi ajo.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/