LAJMI I FUNDIT:

Shpëtohet personi i cili tentoi ta lëndoj veten, duke qëndruar mbi digën e liqenit të Livoçit

Shpëtohet personi i cili tentoi ta lëndoj veten, duke qëndruar mbi digën e liqenit të Livoçit
Foto: Arkiv

Mbrëmjen e së premtes, një person i moshës 40 vjeç i cili tentoi ta lëndoj vetën duke hipur në murin e pendës së liqenit të fshatit Livoç i Epërm është shpëtuar nga njësitet ndihmëse të Policisë së Kosovës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, njësitet e ndihmës kanë arritur ta bindin që të tërhiqet nga muri.


Një person po qëndron mbi digën e liqenit të Livoçit, policia dhe psikologu përpiqen ta bindin të zbres
Lexo po ashtu Një person po qëndron mbi digën e liqenit të Livoçit, policia dhe psikologu përpiqen ta bindin të zbres

“Ju njoftojmë se personi i cili dyshohej se ka tentuar ta lëndoj vetën te penda e fshatit Livoç i Epërm, tani njësitet ndihmëse kanë arrit që ta bindin dhe personi është arritur që të tërhiqet nga muri”, ka thënë Hashani.

Ai po ashtu tha se personi është marr nga ndihma e shpejtë dhe tani është në përkujdesje të mjekëve.

“Njësitet tjera janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Policia e Kosovës, njësitet hetuese janë duke i hetuar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hashani. /Telegrafi/