LAJMI I FUNDIT:

Kurti kujton Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e Reçakut

Kurti kujton Ahmet Kaçikun dhe dëshmorët e Reçakut

Kryeministri Albin Kurti, ka kujtuar rënien e komandantit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorëve të tjerë më 15 janar 1999 në Reçak.

Kurti përmes një postimi në Facebook, tha se “Që nga e premtja e 15 janarit të vitit 1999, kur forcat speciale policore të Serbisë kryen masakër në Reçak dhe deri më 11 shkurt kur u varrosën të vrarët, në Reçak dhe në disa fshatra të tjera përreth të Shtimes, nisi një betejë për mbrojtjen e kufomave të të vrarëve”.

“Më 19 janar, te Guri i Bagdashit në Reçak, ra dëshmor Ahmet Kaçiku, Komandant i Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Serbia nuk mjaftohej vetëm që po i masakronte civilët e paarmatosur shqiptarë, ajo i donte edhe kufomat e tyre që t’ua bënte ‘autopsinë’ para ekipit të forenzikës nga Bashkimi Evropian që asokohe udhëhiqej nga finlandezja Dr. Helena Ranta”, ka shkruar Kurti, transmeton Telegrafi.


Ai tha se “Ahmet Kaçiku kishte lindur në fshatin Biti e Epërme në vitin 1964, pikërisht më 15 janar, datën që do të kryhej masakra e Reçakut, me të cilën do të lidhet emri i tij përgjithmonë. Pas rënies së komandantit të saj, Brigada 161 u quajt Brigada “Ahmet Kaçiku”. Ahmet Kaçiku ishte angazhuar për mbrojtjen e civilëve të asaj zone që nga 15 janari dhe derisa u vra më 19 janar. Po atë ditë, ra dëshmor edhe ushtari i UÇK-së, Vezir Jashari nga fshati Gradish i Gjilanit”.

“Atë ditë, pra më 19 janar 1999, në fshatin Mollopolc të Shtimes, po varroseshin nëntë dëshmorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ishin vrarë ditën e masakrës në Reçak më 15 janar: Ali Beqa, Shaqir Berisha, Ismail Luma, Kadri Syla, Sadik Mujota, Mehmet Mustafa, Skënder Qarri, Enver Rashiti dhe Nazim Kokollari. Dy ditë më pas, më 21 janar, në varrezat e dëshmorëve në Mollopolc u varros edhe Ahmet Kaçiku”.

Më tej Kurti ka shkruar se “Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një ushtri e ngritur nga luftëtarë vullnetarë në luftën e drejtë për çlirimin e atdheut dhe si një ushtri popullore, mes detyrave të saj më të vështira për UÇK-në, ishte mbrojtja e banorëve civilë nga vrasjet, masakrat, torturat, plaçkitjet dhe djegjet prej forcave policore, ushtarake dhe paraushtarake të Serbisë”.

“Lavdi Ahmet Kaçikut, mes kujtimeve për dëshmorët e UÇK-së të rënë në Reçak dhe të gjithë dëshmorëve të lirisë së Kosovës”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori