LAJMI I FUNDIT:

Një person ka humbur jetën në një aksidentin që ndodhi në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci

Një person ka humbur jetën në një aksidentin që ndodhi në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci

Një person ka humbur jetën në aksidentin e rëndë trafiku që ka ndodhur sonte në ora 19:45 në rrugën Gjevgjeli-Bogdanci. Në aksident kanë marrë pjesë katër vetura të pasagjerëve, tha zëdhënësja e SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova.

“Në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën rajonale Gjevgjeli-Bohdanci ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë katër vetura të pasagjerëve – dy Mercedes, Opel Corsa dhe Hyundai”. Në aksident drejtuesi i njërit prej mjeteve ka ndërruar jetë në vend. “Prokurori publik dhe një ekip nga Stacioni Policor i Gjevgjelisë janë duke e kontrolluar vendin”, tha Trajanova.

Aksident në rrugën Bogdanc – Gjevgjeli, ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet
Lexo po ashtu Aksident në rrugën Bogdanc – Gjevgjeli, ndalohet qarkullimi në të dy drejtimet

Për shkak të aksidentit rruga rajonale Bogdanci – Gjevgjeli është e ndërprerë në të dy drejtimet, ndërsa komunikacioni është devijuar përmes fshatit Bogorodicë.