LAJMI I FUNDIT:

Kurti përmbledh vizitën në Davos, përmend edhe takimin me O’Brien: Vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve e provokimeve

Kurti përmbledh vizitën në Davos, përmend edhe takimin me O’Brien: Vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve e provokimeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë një përmbledhje të takimeve dhe vizitave gjatë qëndrimit në Zvicër, ku ka marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.

Ai ka përmendur takimet në Cyrih me mërgatën, në inaugurimin e sallonit të mobileve dhe prodhimeve të drurit të prodhuara në Kosovë, të tri bizneseve nga diaspora në Zvicër.

“Ndërsa në Bazel, me Ministren Hajdari, morëm pjesë në hapjen e panairit ‘Swissbau 2024’, ku u përfaqësuan edhe 27 biznese vendore nga industria e drurit dhe produkteve të tjera të ndërtimit”, ka shkruar Kurti në Facebook.


Kryeministri më tej ka përmendur edhe takimin me Ndihmës Sekretarin e Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i cili “përgjatë bisedës vlerësoi maturinë tonë përballë sulmeve, agresionit e provokimeve”.

“Ndërsa në ditën pasardhëse ishte mundësi e mirë të takoj homologët nga Kroacia dhe Bullgaria, Andrej Plenkovic dhe Nikolay Denkov, e Këshilltarin Federal të Zvicrës, Beat Jans”.

Në panelet e diskutimit për Dialog Diplomatik, mes shumë personalitetesh, Kurti ka thënë se ka qenë pjesëmarrës së bashku me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, Ministrat e Jashtëm të Austrisë, Ukrainës dhe Sllovenisë, Alexander Schallenberg, Dmytro Kuleba dhe Tanja Fajon, Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkovic, Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, Kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajic, Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajcak, Ministren e Punëve të Jashtme të Rumanisë, Luminita Odobescu, anëtarin e Këshillit Federal të Zvicrës për punë të jashtme, Ignazio Cassis, dhe ish Ministrin e Çështjeve të Bashkimit Evropian, Volkan Bozkir.

“Mes miqsh, si Sekretari i Punëve të Jashtme i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, Ministrja e Ekonomisë dhe Financave e Marokut, Nadia Fettah Alaoui, Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Barth Eide, ish Sekretari për Punë të Jashtme të Britanisë, David Milliband, përfaqësuesi i Bankës Botërore, Juergen Voegele, dhe ekonomistja e ish Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dhe Sekretarja Ekzekutive e Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Afrikën, Vera Songëe biseduam në panelin e diskutimit “Përputhja e financave me nevojat”, ku edhe pata nderin të mbaj fjalën hyrëse”.

“Mesazhet që i ndamë me miqtë tanë ishin ato të historisë sonë të suksesit, si një shtet që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë, ku progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, e në qëndrueshmëri e cila është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional. Mesazh ky që u vlerësua e fuqizua edhe nga pjesëmarrësit e nivelit të lartë në panelin mbi ekonominë, si Sekretari David Cameron dhe Ministri Barth Eide. Theksuam edhe se siguria e rajonit është faktor kyç për sigurinë e Evropës”.

“Gjatë qëndrimit tre ditor në Davos, nuk munguan dhe takime me kompani me rëndësi globale në fushën e teknologjisë si “Philips”, “Meta” dhe “Ericsson”, të cilat i njoftuam mbi mundësitë që ofron Kosova për investime dhe përparësitë që vendi ynë ka në fushën e teknologjisë, si dhe intervistat për Politico, radion publike zvicerane SRF, dhe për European Broadcasting Union”, ka përfunduar Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
Kalo në kategori