LAJMI I FUNDIT:

Ndihmë ushtarake për Kosovën, Basha: Të hënën dorëzojmë amendamentin në Kuvend

Ndihmë ushtarake për Kosovën, Basha: Të hënën dorëzojmë amendamentin në Kuvend

Partia Demokratike do të dorëzojë të hënën në Kuvendin e Shqipërisë një amendament përmes të cilit kërkohen 50 milionë euro nga buxheti 2024 të shkojnë për ndihmë ushtarake në Kosovë.

Në një konferencë për media sot, kryetari i PD-së Lulëzim Basha tha se një gjë e tillë përbën interes esencial të sigurisë kombëtare, ndaj shpreson që kjo çështje mos të “bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik”.

“Ditën e hënë Partia Demokratike do të depozitojë në Kuvendin e Shqipërisë, një amendament të mega-buxhetit që u kalua për katër minuta, prej shtatë miliardë eurosh, me afro 1.3 miliard euro shpenzime kapitale, nga i cili do të kërkojë rialokimin e 50 milionë eurove, rreth 5 miliardë lekë të reja, ndihmë ushtarake për Republikën e Kosovës”, ka thënë Basha.


Ai ka shtuar se si pjesë e sigurisë kombëtare të të dyja vendeve “dhe të qëndrimit në krah me mjete modeste, në krahasim me investimin që po bëjnë aleatët tanë, presim të mos bjerë në nivelin e mjerueshëm të debatit politik ku e kanë futur aktualisht protagonistët e teatrit të përditshëm.” /EuronewsAl/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori