LAJMI I FUNDIT:

Therje me thikë mes dy vëllezërve në Vushtrri

Therje me thikë mes dy vëllezërve në Vushtrri

Një mosmarrëveshje mes dy vëllezërve në Vushtrri, ka përfunduar me therje me thikë.

Rasti ka ndodhur para dy ditësh, lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës.

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”. tha ai.


Zahiti njoftoi më tej se i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./Telegrafi/