LAJMI I FUNDIT:

Publikohen pamjet dramatike nga Gaza: Mjeku palestinez ia amputon në kuzhinë këmbën mbesës

Publikohen pamjet dramatike nga Gaza: Mjeku palestinez ia amputon në kuzhinë këmbën mbesës

Një mjek palestinez ka thënë se u detyrua t’ia presë këmbën mbesës së tij pa anestezi – pasi bombardimet izraelite e bënë të pamundur dërgimin në ndonjë spital.

Hani Bseiso përdori një palë gërshërë dhe pak pambuk për t’i hequr pjesën e poshtme të këmbës së djathtë të 18-vjeçares, A’hed Bseiso në një operacion të kryer në tryezën e tyre të kuzhinës.

A’hed tha se ajo u plagos kur bombardimet izraelite goditën shtëpinë e saj më 19 dhjetor, raporton skynews.


Video e operacionit u bë virale në Instagram, ku ai shfaqet duke i fshirë këmbën e djathtë të përgjakur teksa ajo shihet e shtrirë në tavolinë.

View this post on Instagram

A post shared by TRT Balkan AL (@trtbalkanal)

Një nga vëllezërit e saj e mban atë të qetë dhe një tjetër mban dy telefona celularë për të siguruar ndriçim më të mirë.

Shtëpia e Bseisos gjendet gati dy kilometra larg spitalit, al Shifa i Gazës, por mjeku tha se sulmet intensive izraelit paraqisnin rrezik për udhëtim.

“Për fat të keq, nuk kisha zgjidhje tjetër. Zgjedhja ishte që ose ta lija vajzën të vdiste ose të përpiqem me të gjitha mundësitë e mia”, tha ai.

E pyetur se si i ka përballuar dhimbjet, A’hed tha se “unë thjesht po thosha “Faleminderit Zotit” dhe po lexoja Kuranin. Falë Zotit, nuk ndjeva shumë dhimbje”.

Ushtria izraelite nuk iu përgjigj në mënyrë specifike pyetjeve në lidhje me sulmin në shtëpinë e Bseisos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Cilat vende kanë sanksionuar kolonët izraelitë?

Botë
Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Vendosja e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi, qeveria gjermane reagon pasi Putini paralajmëroi për “masa ushtarake hakmarrëse”

Botë
Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Çfarë janë Lartësitë e Golanit dhe kush janë druzët?

Botë
CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

CEO i Eurofighter konfirmon interesimin e Turqisë për blerjen e aeroplanëve luftarakë, por Gjermania bllokoi shitjen

Botë
Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Botë
Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Pas incidentit të tmerrshëm në Angli, vjen reagimi i kryeministrit Starmer

Botë
Kalo në kategori