Kryeministri i vendit, Albin Kurti në Forumin Ekonomik Botëror në Davos ka folur rreth zhvillimeve në Kosovë, gjersa në panel ishte edhe sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron.
Kurti në një postim në X shkruan se në fjalën e tij hyrëse ka folur për Kosovën, si një histori suksesi.
“I nderuar për të dhënë fjalët hyrëse në Forumin Ekonomik Botërore rreth Kosovës si një histori suksesi, në një panel mbi financat ndërkombëtare të moderuar nga Sara Pantuliano, krahas David Cameron, Fettah Nadia, Songwe Vera…., të gjithë të cilët ndajnë entuziazmin tonë për përparimin e Kosovë”, shkruan kryeministri i Kosovës.
Ndërkaq, në një komunikatë për media thuhet se në fjalën e tij hyrëse, kryeministri Kurti potencoi se Kosova është një histori suksesi, e një vend që e ka ndërtuar veten në një demokraci edhe me ndihmën e miqve ndërkombëtarë.
Kryeministri shtoi se sidomos në vitet e fundit vendi ka treguar se progresi ekonomik dhe demokratik ecin krah për krah, duke theksuar se qëndrueshmëria është thelbësore për sukses të vazhdueshëm dhe stabilitet institucional.
“Një vend përparon kur progresi ndihet nga qytetarët dhe kjo kombinohet me stabilitetin institucional. Pra, stabiliteti institucional qëndron më lart se stabiliteti politik dhe mundëson përparimin dhe qëndrueshmërinë e një progresi të tillë”, tha kryeministri Kurti, duke potencuar se reformat demokratike të Kosovës janë të dokumentuara edhe ndërkombëtarisht.
Referuar komunikatës së Kryeministrisë, kreu i ekzekutivit veçoi rolin e ndihmës për nxitjen e demokracive duke theksuar gjithashtu rëndësinë e një qeverisjeje demokratike lokale në mënyrë që kjo ndihmë të mbërrijë sa më shumë tek qytetarët.
“Tre kategori të popullsisë po ndërtojnë progresin në vendin tonë: gratë, të rinjtë dhe punëtorët. Në të tri këto kategori, diaspora është gjithnjë e pranishme edhe me remitencat e së fundmi edhe me investimet e saj në ekonominë tonë”, tha ndër të tjera ai.
Ndryshe, kryeministri Albin Kurti, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, ka pasur takime të ndara me personalitete të ndryshme botërore.
Të martën ai ka takuar ndihmëssekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien me te cilin ka diskutuar për aktualitetin në vend e rajon.
“SHBA është një mik dhe aleat i çmuar. Ne presim bashkëpunim të vazhdueshëm”, shkroi Kurti.
Në fillim të punimeve në Davos, Kurti ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe mos shkelja e marrëveshjeve nga ana e Serbisë. /Telegrafi/
Honored to deliver opening remarks @wef about 🇽🇰 as a success story, on a panel on int’l finance moderated by @SaraPantuliano, alongside @David_Cameron @FettahNadia @SongweVera @DMiliband @EspenBarthEide @WorldBank VP Voegele—all of whom share our enthusiasm about 🇽🇰’s progress. pic.twitter.com/fI2XmQIZjN
— Albin Kurti (@albinkurti) January 19, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas largimit të Escobarit dhe Lajçakut, Serwer: Lamtumirë dështimit, dialogu kërkon riformatim
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit
Kusari-Lila demanton Vlora Çitakun: Me PDK-në s’kemi biseduar për zgjedhjet
Gjenerali amerikan, Garffer merr detyrën e shefit të shtabit të KFOR-it në Kosovë
Vajzën ia vranë në Fushë Kosovë, prindërit e argjentinases Clara vijnë në Kosovë
Pamjet e fundit para tragjedisë, Alma dhe fëmijët nisen drejt urës së Bunës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Besa dështon ta kualifikojë Shqipërinë në finalen e "Eurovision 2024"
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS
Teuta Selimi injoron tërësisht raportimet në media për dhunën nga burri dhe vëllai - paralajmëron koncertin e radhës në Zvicër