LAJMI I FUNDIT:

Cilat janë dy fazat e luftës me Hamasin, tregon Benjamin Netanyahu

Cilat janë dy fazat e luftës me Hamasin, tregon Benjamin Netanyahu

Dy të tretat e regjimenteve luftarake të Hamasit në Gaza janë shkatërruar nga forcat izraelite, ka thënë Benjamin Netanyahu.

Duke folur në një konferencë shtypi, kryeministri izraelit u zotua gjithashtu të vazhdojë me luftën derisa vendi i tij të arrijë “fitoren e plotë”.


“Ka dy faza në luftime; e para është shkatërrimi i regjimenteve të Hamasit”, tha ai dhe shtoi se “deri më tani janë shkatërruar 16 apo 17 nga 24”.

“Pas kësaj, vjen (faza) e pastrimit të territorit (nga militantët). Aksioni i parë është zakonisht më i shkurtër, i dyti zakonisht zgjat më shumë”, pohoi udhëheqësi izraelit.

Ai paralajmëroi se “fitorja” do të marrë “shumë muaj të tjerë” dhe se viktimat izraelite nuk kanë vdekur më kot.

Ministri izraelit, Gvir: Duhet ta pushtojmë Gazën dhe të qëndrojmë atje - pastaj të inkurajojmë palestinezët të largohen
Lexo po ashtu Ministri izraelit, Gvir: Duhet ta pushtojmë Gazën dhe të qëndrojmë atje - pastaj të inkurajojmë palestinezët të largohen

Duke mbajtur një foto të një ushtari të vrarë izraelit, ai u zotua se luftimet do të vazhdojnë derisa Hamasi të mposhtet dhe pengjet të lirohen.

Ndryshe, Izraeli ka nisur një ofensivë ndaj militantëve palestinezë pasi këta të fundit organizuan sulmin terrorist, një ndër më të përgjakurit në histori të shtetit izraelit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Blinken: Putini nuk po i arrin qëllimet në Ukrainë

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Blinken në Kiev ka një mesazh për ukrainasit, por nuk lidhet me luftën kundër Rusisë

Evropa
Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Sa ndihmë ushtarake i është dhënë deri më tani Ukrainës?

Botë
Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Pasi kaluan 12 ditë prej dasmës, indoneziani kuptoi se ishte martuar me një burrë - por kjo nuk është pjesa më e çuditshme e historisë

Azia
Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Shkolla kërcënohet me mbyllje për mungesë nxënësish në një qytet në Francë: Për ta parandaluar, prindërit regjistrojnë si nxënës katër dele

Evropa
Kalo në kategori