LAJMI I FUNDIT:

​Ky është shkrimi që avokati serb, Stojkoviq la në Librin e Kujtimeve në Prekaz

​Ky është shkrimi që avokati serb, Stojkoviq la në Librin e Kujtimeve në Prekaz

Gjatë homazheve në Kompleksin Memorial në Prekaz, avokati serb Çedomir Stojkoviq ka lënë një mesazh prekës në kujtim të Blerina Jasharit, vajzës shtatëvjeçare që humbi jetën në vitin 1998 nga forcat serbe.

“E dashur Blerona, ti je në mesin tonë dhe gjithmonë do të jesh”, shkroi Stojkoviq në një shënimi në gjuhën angleze.


Stojkoviq, gjatë vizitës  në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, u njoh më thellë me jetën dhe sakrificën e familjes Jashari.

“Qëllimi ynë është të tregojmë një rrugë të re që shpresojmë se popujt e Kosovës dhe Serbisë – dhe i tërë Ballkani – do të zgjedhin ta ndjekin”, u shpreh Stojkoviq në një fjalim në gjuhën angleze pasi vendosi lule në varrin e Blerina Jasharit.

Stojkoviq kishte njoftuar më parë për vizitën e tij në Prekaz, një veprim i cili vjen pas vizitës së politikanit serb Nikola Sandulovićq, i cili u sulmua brutalisht nga shërbimet serbe të inteligjencës pasi nderoi familjen Jashari./Telegrafi/