Kryeministri i Bavarisë, Markus Söder, ka ndarë në rrjete sociale një foto me kryeministrin Rama, gjatë forumit të CSU të mbajtur këtë të enjte, ku kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i ftuar nderi në forum.
Në postimin e tij Söder, vlerëson maksimalisht lidhjet e forta mes Shqipërisë dhe Bavarisë.
Ai deklaron se Bavaria ka thelluar partneritetin në fushën e bizneseve, si dhe nënvizon se Shqipëria i përket Bashkimit Evropian.
“Shumë faleminderit Kryeministrit Edi Rama për vizitën në manastirin e Banz.
Bavaria dhe Shqipëria kanë një lidhje të fort mes tyre.
Franz Josef Strauss ka hedhur themelet e kësaj miqësie të fortë me një vizitë në Shqipëri.
Gjithashtu ne kemi thelluar këtë partneritet nëpërmjet Zyres së bizneseve Bavareze në Tiranë.
Le ta themi qartë: Shqipëria i përket Bashkimit Europian”, shkruan Söder. /Telegrafi/
Vielen Dank für den Besuch in Kloster Banz, Ministerpräsident @ediramaal! Bayern und Albanien haben traditionell eine besonders enge Verbindung. Franz Josef Strauß hat mit einem Besuch in Albanien den Grundstein für diese enge Freundschaft gelegt. Diese spezielle Partnerschaft… pic.twitter.com/daIsXRl0q5
— Markus Söder (@Markus_Soeder) January 18, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251