Në gjykimin ndaj të akuzuarit për krime lufte në Kamenicë gjatë vitit 1999, Zlatan Arsiq, dëshmitarët Zukë Mavriqi dhe Senad Maliqi, kanë thënë se gjendja e të dëmtuarit B.M., i cili ishte rrahur gjatë luftës, kishte qenë e rëndë.
Në këtë seancë, dëshmitari Mavriqi tha se nuk e njeh të akuzuarin Arsiq, as si polic e as si civil.
“Jo nuk e njoh, as si polic, as si civil”, ka thënë dëshmitari Mavriqi, të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Fillimisht dëshmitari Mavriqi, ka sqaruar se të dëmtuarin B.M., e ka djalë të motrës – nip dhe arsyeja pse kishte shkuar ta marrë e ta sjellë në shtëpi të tij kishte qenë për shkaqe sigurie.
Ai mohoi ta ketë pyetur M., se kush e kishte rrahur dhe maltretuar, duke shtuar se ato ditë gjendja e tij shëndetësore kishte qenë e ligë.
Sipas tij, i dëmtuari kishte pasur plagë në shpinë dhe ishte trajtuar me “krune” (hime) nga nëna e tij.
Dëshmitari Mavriqi është ballafaquar nga mbrojtësi i të akuzuarit Arsiq, avokati Vaselije Arsiq me deklaratën e tij të dhënë në polici, ku u pyet se a është e vërtetë ajo që kishte thënë në polici se nuk i kujtohet se kishte pasur ndonjë plagë në trup apo ajo që tha sot.
Lidhur me këtë, dëshmitari Mavriqi tha se “e vërteta është se e ka pas të rrehmen”. Më pas, ai tha se M., i kishte thënë se atë e kishte rrahur policia.
Seanca ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit Senad Maliqi, i cili tha se të akuzuarin e njeh vetëm pas luftës si figurë dhe se i njëjti ka shërbyer si polic.
Kurse, tha se të dëmtuarin B.M., e ka djalë të tezes dhe se ai kishte qenë i rrahur gjatë kohës së luftës, e që këtë e kishte kuptuar pas 3-4 dite nga ai dhe familja e tij.
Ai tha se gjendja e të dëmtuarit kishte qenë e rëndë dhe se ai ishte rrahur nga një polic.
“Ka thanë që është polic, po kush tek me emër nuk e di”, tha dëshmitari Maliqi.
Kurse, për periudhën sa kishte jetuar te “daja Zukë”, ai tha se në atë kohë B.M., iu kishte djegur shtëpia dhe të nesërmen kur kishin shkuar bashkë me B.,, djalin e Zukës dhe Arbenin për të shikuar se çfarë ka ndodhur, ai tha se ishin ndaluar nga policia.
“Kemi shku, kemi pa që shpija u djegë, edhe mas 5 minutave kanë ardhë policia, na kanë kërcënu, unë i kom pa dy, tjerë s’kom pa, janë kanë me armë të gjata dhe na kanë identifiku, na kanë fy, na kanë sha e na kanë thanë mos ikni se ju gjujmë”, tha dëshmitari Maliqi.
I njëjti pasi që tha se këta dy policë i njeh vetëm si fytyra dhe jo si emra, pasi është ballafaquar nga prokurori special Atdhe Dema me deklaratën e tij të dhënë në polici.
Në atë deklaratë, u tha se pasi ishte pyetur se a i ka njohur policët, kishte pohuar duke sqaruar se njëri prej tyre ka pasur emrin Sllabiqa kurse tjetri kishte qenë një polic rreth moshës 30 vjeç, i cili ka punuar në një restaurant në Kamenicë.
I pyetur se a ia kishte sqaruar M., se si është ndaluar dhe rrahur, dëshmitari tha se ai i kishte thënë se kjo ka ndodhur nga një polic kur kishte shkuar te një trafikë për të blerë cigare.
Pasi iu kërkua ta shikojë të akuzuarin në sallë dhe të tregojë nëse e njeh, ai tha se atë e njeh si polic të Kosovës dhe si qytetar, por që nuk e kishte njohur para luftës.
Po ashtu, ka mohuar që i akuzuari Arsiq të jetë ndonjëri nga dy policët.
Ndryshe në këtë seancë nuk ishte i pranishëm dëshmitari Bellivor Saviq, për të cilin gjykatësja Valbona Musliu-Selimaj tha se gjykata ka marrë një konstatim se është shpërngulur dhe nuk jeton në atë adresë.
Lidhur me këtë, prokurori Dema propozoi që me qëllim të ekonomizimit të procedurës, dëshmia e tij të lexohet, e ky propozim u aprovua nga trupi gjykues.
Po ashtu, trupi gjykues ka aprovuar edhe propozimin e avokatit Vaselije Arsiq që në cilësi të dëshmitarit të dëgjohet Boban Pasiq, i cili tha se do të sqarojë se Arsiq nuk ka kurrfarë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjet të cilat i vihen në barrë.
Aktakuza ndaj Arsiq është ngritur më 28 korrik 2023. Ai ngarkohet se në mars 1999 në bashkëkryerje me pjesëtarë tjerë të policisë serbe, i uniformuar dhe i armatosur, e kishte ndalur në qendër të qytetit të Kamenicës të dëmtuarin B.M, me veturë të policisë të tipit Llada me ngjyrë të bardhë, ku nga ajo veturë kanë dalë dy policë, njëri ndër ta i akuzuari dhe iu kanë drejtuar të dëmtuarit me fjalët “Gde si UÇK’, “Ku po i dërgon këto cigare”, “UÇK-së po ja dërgon”, “tash të tregoj se për kënd i ke blerë cigaret”.
Sipas njëjtit dispozitiv, të dëmtuarin B.M e kanë detyruar që të niset para tyre me biçikletë, duke e përcjellë mbrapa me veturë deri në stacionin e policisë në Kamenicë, ku pastaj i akuzuari e ka kapur nga krahu të dëmtuarin dhe kur janë afruar te shkallët e stacionit policor, ka filluar që ta godasë të dëmtuarin me shufër gome derisa e ka dërguar në zyrë në katin e dytë, ku posa e ka futur në zyrë, ka filluar ta godasë përsëri në pjesë të ndryshme të trupit me shufër gome, shqelma dhe grushte duke e torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet dhe duke e kanosur seriozisht për jetë për një orë e gjysmë, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Sipas dispozitivit të dytë, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i akuzuari Arsiq, gjatë periudhës së luftës në Kosovë, konkretisht në periudhën shkurt-mars të vitit 1999, në bashkëkryerje me pjesëtarë (tjerë të policisë serbe dhe grupeve paramilitare, ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e më pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë venë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.
Tutje, thuhet se i dëmtuari B.M së bashku me familjen e tij, disa ditë pasi ishte torturuar e maltretuar nga i akuzuari, kishte shkuar te shtëpia prej të cilës ishte dëbuar dhe ishte djegur, në të cilën ai me familje kishin banuar me qira, ishte takuar me të akuzuarin në oborrin e shtëpisë në fjalë dhe i akuzuari në këtë rast e kishte goditur me shuplakë të dëmtuarin dhe ia kishte vendosur tytën e automatikut në fyt, duke e kërcënuar se mund ta ekzekutonte dhe pas një kohe policia serbe, e kishin liruar të dëmtuarin dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, ku të njëjtin kishin vazhduar për në shtëpinë e dajës së të dëmtuarit, veprime këto të sanksionuara sipas ligjeve. vendore, zakoneve të luftës dhe Konventave Ndërkombëtare të Gjenevës dhe Protokolleve Shtesë.
Me këtë, i njëjti akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Krime Lufte Kundër Popullatës Civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSF-së, raporton betimiperdrejtesi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje