Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bëri një vizitë në stendat e kompanive FASAL dhe Nero Home, pjesë e LINE Group, në Swiss Bau 2024, panairi më i madh i ndërtimit në Evropë. Gjatë vizitës, Kryeministri foli në një konferencë për media, duke theksuar rëndësinë e pranisë së Kosovës në skenat ndërkombëtare.
“Jemi mbledhur këtu në Swissbau, jo vetëm si pjesëmarrës dhe ekspozues, por si vizionarë dhe ambasadorë të një vendi që përmban potencial të jashtëzakonshëm”, deklaroi dje Kryeministri Kurti, duke vënë në pah rëndësinë e përfaqësimit kosovar në tregjet botërore.
Përfaqësues të LINE Group, komentuan rëndësinë e panairit Swiss Bau si platformë për të promovuar punën e tyre.
“Ky panair është një rast i jashtëzakonshëm për të prezantuar punën tonë shumëvjeçare dhe për të ndërtuar marrëdhënie të reja ndërkombëtare”, deklaruan ata.
Vizita e Kryeministrit Kurti dhe fjalët e tij nënvizojnë angazhimin e Kosovës për të zgjeruar horizontet e saj ekonomike dhe për të demonstruar arritjet e saj në sektorin e ndërtimit dhe inovacionit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSebastian Hamza nga Rahoveci fiton veturën e katërt të BMW Seria 3 në LOJË E TRENT me GO+
Kerr Renault Captur i ri “00”, plus mundësi udhëtimi në Evropë veç me Auto Mita
Ha shëndetshëm dhe shijshëm me fritezën me Ajër Hisense
Përfundon periudha transitore: Nga sot, euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Haradinaj takon Ramiz Kelmendin: Ekonomia e Kosovës ka nevojë për një model të ri të qeverisjes
EXPOKOS 2024: Ndërtimi i biznesit të së ardhmes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen