Panairi Ndërkombëtar “SWISS BAU 2024”, në Basel të Zvicrës hapi dyert dje për vizitorë, ku kompanitë kosovare po ekspozojnë prodhimet e tyre të drurit dhe ndërtimtarisë.
Në hapje të këtij panairi mori pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, të cilët tek bizneset vendore theksuan përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për mbështetjen e sektorit privat në veçanti për prodhuesit me potencial eksporti.
“Kryeministri Kurti, me këtë rast tha se progresi në demokraci dhe qeverisje dhe stabiliteti institucional kanë reflektuar me rritje të dukshme të eksporteve dhe me investime të huaja.
Ndërkaq Ministrja Hajdari, theksoi se industria e drurit është njëri ndër sektorët strategjik për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës sepse ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i resurseve vendore dhe është ndër të vetmit sektorë industrial që kanë kontribut pozitiv në rritjen e inovacionit dhe uljen e deficitit tregtar”, thuhet në njoftim.
Kurti dhe Hajdari, duke vlerësuar lartë kontributin e vazhdueshëm të diasporës, bënë thirrje që investimet e tyre potenciale t’i orientojnë në Kosovë, duke i siguruar ata për mundësitë dhe përparësitë që ofrohen përmes reformave të ndërmarra nga Qeveria, të cilat mbrojnë dhe trajtojnë barabartë investimet e diasporës dhe ato të huaja.
Panairi Swiss Bau do të mbahet deri me 19 Janar 2023 në Messeplatz, Hall 1.1, Booth no. A60, B60 dhe A90, Basel, Zvicër, ku 12 kompani vendore të mbështetura nga Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) po ekspozojnë produktet e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEkspertët: Ndalimi i importeve nga Serbia mund të ketë pasoja për Kosovën
Kryeziu: Qeveria po punon për zhbllokimin e CEFTA-s
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Murati: Çmimet u ulën, bizneset dhe ekonomia e Kosovës po rriten
Ofertë në Bau Market + subvencion nga Qeveria e Kosovës
UBT ri-konfirmon lidershipin në ndërmarrësi dhe inovacion – fiton dy çmime prestigjioze nga Triple E Awards
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së
Një nga lojtarët më të mirë në botë në pozitën e tij nuk rinovon - pret Real Madridin për ofertë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur
Ushtarët izraelitë hedhin trupat e pajetë të palestinezëve nga ndërtesa - Izraeli nis hetimet pas publikimit të pamjeve rrëqethëse
Lojtarët e Bayernit të acaruar me një vendim që ka marrë Kompany
Hansi Flick po përgatit një transferim befasues te Barcelona për afatin e janarit