LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj pret në takim Hasanin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i yni

Haradinaj pret në takim Hasanin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i yni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani.

Haradinaj ka thënë se në takim me kryediplomatin shqiptar ka vlerësuar angazhimin që Shqipëria ka dhënë në mbështetje të Kosovës.

“Mirëprita sot në selinë e Aleancës, Ministrin e Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, Igli Hasani me bashkëpunëtorë. Në takim vlerësova angazhimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të Republikës së Kosovës, në shumë çështje të rëndësishme. Projekti i hekurudhës i iniciuar në qeverinë tonë, që tani po bëhet realitet ndryshon epokën e shqiptarëve”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se roli i Shqipërisë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, është tejet i rëndësishëm.

“Në këto etapa vendimtare kërkojmë mbështetjen e qeverisë shqiptare, tani në veçanti kur e dimë që Shqipëria udhëheq shumë iniciativa rajonale, siç është Karta e Adriatikut dhe disa të tjera. Ne, bashkërisht duhet të kemi pozicion sa më të qartë dhe më unik në raport me interesin kombëtar dhe të dy shteteve”.

“Anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet synim kryesor i yni si shtet, si garancë për më shumë stabilitet në rajon e botë. Krahas mbështetjes së aleatëve tanë perëndimorë në krye me SHBA-të, roli i Shqipërisë është tejet i rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi por edhe në proceset e tjera euro-integruese të Kosovës”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Vdekja tragjike e mërgimtarit në Valbonë, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës thotë se Shqipëria nuk ka ofruar helikopter

Lajme
Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Cani: Lajm i keq për shtetasit e Kosovës që duan të punojnë në Gjermani

Lajme
Vuçiq sërish flet për pretendimet e

Vuçiq sërish flet për pretendimet e "Slobodna Bosna", se Serbia po financon media në Kosovë

Lajme
Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Përfshihet nga zjarri një punëtori në Fushë Kosovë

Kronika e Zezë
Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Sadriu: Ndjehem i nderuar të jem i ftuar në drekën e Zonjës së parë të Francës, ishte përvojë e veçantë

Lajme
Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Bulliqi ngushëllon familjen e mërgimtarit që humbi jetën tragjikisht në Valbonë

Lajme
Kalo në kategori