MPJ: Me sukses zbatohet projekti për forcimin e kapaciteteve të NATO-s në ministri
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Metju Loson, mbajtën fjalime përmbyllëse para të pranishmëve në trajnimin e NATO-s, i cili realizohet në kuadër të projektit për forcimin e kapaciteteve të Drejtorisë për NATO-n pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme, i mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar.
Siç njoftojnë nga MPJ, para pjesëmarrësve të trajnimit, Osmani shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme britanike për mentorimin dhe ndërtimin e kapaciteteve.
“Më vjen mirë që dobi nga ky projekt kanë edhe institucionet e tjera, që njëherit është edhe qëllimi i tij – të krijojë vetëdije institucionale dhe individuale se angazhimi, përkushtimi dhe kontributi në NATO duhet të jenë të qëndrueshme në të ardhmen. Si vend anëtarë i NATO-s, është veçanërisht e rëndësishme që të dëshmohemi si partner kredibil i aleatëve tanë të NATO-s, e kjo është e mundur përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe investimit në kapitlain njerëzor”, tha Osmani.
“Kisha kënaqësi që së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ua shpërndamë certifikatat nëpunësve të institucioneve shtetërore që përfunduan trajnimin e NATO-s të mbështetur nga Mbretëria e Bashkuar. Qëllimi i trajnimit ishte të ofrojë këshilla, mbështetje dhe rritje të kapaciteteve dhe aftësive në institucionet përkatëse të NATO-s, në mënyrë që të përfitohet sa më shumë nga angazhimi i tyre përmes politikave, proceseve dhe procedurave të qëndrueshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe institucioneve të tjera në nivel të Qeverisë. Trajnimi u harmonizua dhe rrjedh nga vlerat dhe standardet e NATO-s për qeverisje civile efektive dhe demokratike në sektorin e sigurisë. Mbështetja që ne ofrojmë për Maqedoninë e Veriut si partnerë dhe aleatë të ngushtë të NATO-s do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Ambasadori, Loson.
Zbatimi i projektit fokusohet në forcimin e potencialit njerëzor, politikat e NATO-s, si dhe proceset dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi ynë në NATO, të cilat duhet të mundësojnë kontributin tonë afatgjatë dhe të përforcuar si vend anëtar i Aleancës.
Osmani dhe Loson përshëndetën themelimin e fundit të Këshillit për Koordinimin e Aktiviteteve në lidhje me anëtarësimin në NATO, i cili përbëhet nga të gjitha institucionet relevante të përfshira në procesin e zbatimit të obligimeve të anëtarësimit tonë në Aleancën e NATO-s, duke paralajmëruar se takimi inaugurues i tij do të mbahet së shpejti.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen