LAJMI I FUNDIT:

Houthit sulmuan një anije mallrash amerikane me një raketë balistike, në vazhdën e tensioneve me SHBA-në dhe Britaninë

Houthit sulmuan një anije mallrash amerikane me një raketë balistike, në vazhdën e tensioneve me SHBA-në dhe Britaninë

Një anije mallrash në pronësoi të SHBA-së u godit të hënën nga një raketë balistike në ujërat e kontrolluara nga grupi Houthi i Jemenit, sipas Komandës Qendrore të SHBA-së.

Siç raportohet, nuk ka pasur lëndime apo dëme të konsiderueshme dhe anija vazhdoi udhëtimin e saj, transmeton Telegrafi.


Grupi Houthi mori përgjegjësin e këtij sulmi.

Incident i ri në ujërat e Jemenit
Lexo po ashtu Incident i ri në ujërat e Jemenit

Organizata e Operacioneve Detare e Mbretërisë së Bashkuar tha se autoritetet janë duke e hetuar incidentin që ndodhi në juglindje të Adenit në Jemen.

Sulmi i Houthit vjen në vazhdën e tensioneve të ditëve të fundit në Lindje të Mesme, nga ku forcat amerikane dhe britanike bombarduan objektivat e Houthit në Jemen, pasi ky i fundit ka sulmuar pa pushim anijet në Detin e Kuq.

Militantët e grupit Houthi thonë se sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq janë si përgjigje ndaj luftës së vazhdueshme në Rripin e Gazës. /Telegrafi/