LAJMI I FUNDIT:

Incident i ri në ujërat e Jemenit

Incident i ri në ujërat e Jemenit

Operacionet e Tregtisë Detare të Mbretërisë së Bashkuar (UKMTO), kanë njoftuar se kanë vërejtur një incident në ujërat afër Jemenit, ku një anije është goditur nga sulmet e grupeve rebele.

UKMTO nuk ofroi shumë detaje se çfarë përfshinte incidenti, por dihet se ka ndodhur rreth 152 kilometra detare në juglindje të qytetit port të Adenit.


Sipas firmës amerikane të inteligjencës, Ambrey, anija e goditur pranë Jemenit është një transportues në pronësi të SHBA-së.

Raketa ka shkaktuar zjarr në rezervuarin e anijes, por raportohet se nuk ka viktima.

Ky veprim nga Houthit vjen pasi ata janë zotuar të vazhdojnë sulmet ndaj anijeve ndërkombëtare në ujërat e Detit të Kuq. /Telegrafi/