LAJMI I FUNDIT:

Kryetari Latifi nënshkruan vendimin, 500 euro për çdo grua që lindë në QKMF-në e Rahovecit

Kryetari Latifi nënshkruan vendimin, 500 euro për çdo grua që lindë në QKMF-në e Rahovecit

Komuna e Rahovecit do të subvencionojë me nga 500 euro çdo grua që lindë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti”.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Smajl Latifi, i cili ka njoftuar se vendimin e ka nënshkruar këtë të martë.

Teksa ka dhënë njoftimin, Latifi ka thënë se ka përmbushur edhe një zotim publik.


“Sot, nënshkrova vendimin e parë të subvencionimit të lindjeve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ‘Dr. Fahredin Hoti’ në Rahovec”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Ai tutje ka bërë të ditur se vendimi do të zbatohet për periudhën nga janari i këtij viti.

“Nga janari i këtij viti, çdo lindje në Repartin e Maternitetit të QKMF-së ‘Dr. Fahredin Hoti’, do të mbështetet me 500€ nga Komuna e Rahovecit”, ka shtuar i pari i Rahovecit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori