LAJMI I FUNDIT:

Ukraina ka riatdhesuar 517 fëmijë të dëbuar ilegalisht nga rusët

Ukraina ka riatdhesuar 517 fëmijë të dëbuar ilegalisht nga rusët

Së fundmi, Ukraina ka riatdhesuar 517 fëmijë dhe 2,828 të rritur, të dëbuar në mënyrë të paligjshme nga forcat ruse, ka njoftuar avokati i popullit ukrainas, Dmytro Lubinets, gjatë Takimit për Fomulën e Paqes në Davos, Zvicër.

Lubinets, duke theksuar se qëllimi i Ukrainës është riatdhesimi i çdo personi ose të mbajturi peng nga kombi agresor, u bëri thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë në realizimin e këtij qëllimi.


Gjatë takimit u mbajtën fjalime edhe nga fëmijët dhe të afërmit e të dëbuarve ilegalisht nga Rusia, por diskutimet më të mëdha kanë qenë rreth kthimit të të burgosurve të luftës dhe trajtimit çnjerëzor të ushtarëve ukrainas të ndaluar në Rusi, veprim ky i cili shkel ligjin ndërkombëtar humanitar, pasi përfshin tortura, ekzekutime dhe kushte të këqija jetese.

Armëpushime të kufizuara janë propozuar herë pas here që nga fillimi i agresionit rus, por nuk janë zbatuar kurrë.

Që nga pushtimi i shtetit ukrainas gjatë shkurtit të vitit 2022, Rusia ka dëbuar me forcë të paktën 19,546 fëmijë.

Paralajmërime të shumta për ndaljen e konfliktit ka pasur nga ana e ekspertëve perëndimorë, pasi po cenohet edhe siguria evropiane në saje të luftës në Ukrainë, por lufta ende po vazhdon me intenistet të lartë. /Telegrafi/