Ministri i Punëve të Jashtme në mandat teknik dhe kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ka komentuar lajmin se Kosova pritet të furnizohet me sistemet antitank Javelin.
Në këtë drejtim, ndonëse e ka pranuar se “Serbia nuk ka forcë ta ndalë një gjë të tillë”, ai ka vazhduar të “luaj të fortin” duke theksuar se “Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por po të donte – Kosovën nuk do ta ndihmonin as një milion ‘Javelin’”.
Deklarata e tij për mediat serbe ka ardhur si koment ndaj njoftimit të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, se SHBA do t’i dorëzojë Kosovës sistemet antitank Javelin, përcjell Telegrafi.
Një gjë e tillë, sipas Daçiq, nuk mund të shihet i izoluar.
“Bëhet fjalë për një partneritet strategjik afatgjatë për të ndihmuar pavarësinë e Kosovës. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 1999 duhet të merret parasysh. Epo, e njëjta Amerikë, por edhe të tjerat e armatosën UÇK-në. Dhe tani po bëjnë të njëjtën gjë”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Ai shtoi se armatosja e Kosovës është e qartë “që synon forcimin e pavarësisë së Kosovës përmes forcimit të strukturave të saj të sigurisë”.
Por në një pjesë të deklaratës së tij, ai e ka pranuar se “Serbia nuk ka se si ta kundërshtojë” njëë gjë të tillë, ndonëse siç ka pretenduar ai, “kjo është në kundërshtim me Rezolutën 1244”.
“Serbia duhet të zhvillojë marrëdhënie me ato vende që e njohin pavarësinë e Kosovës dhe jo vetëm ta njohin atë, por edhe të punojë në promovimin e saj, madje edhe ta armatos atë. Ne duhet, sepse duam të ruajmë paqen dhe stabilitetin”, ka thënë më tej Daçiq.
Daçiq ka komentuar edhe deklaratën e ministrit të Jashtëm britanik, David Cameron, se “Serbia është përfaqësuese e Rusisë”, duke thënë se arsyeja e vetme për një deklaratë të tillë është se Serbia nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Ai kritikoi Kishën Ortodokse Serbe (KPS) për refuzimin e pranimit të vizitës së Papës në Serbi, sepse beson se ndikimi i Vatikanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në botë, duke theksuar se Vatikani (tani për tani) nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova