LAJMI I FUNDIT:

Autoblinda e ukrainasve Bradley që u është dhënë nga amerikanët, shkatërron tankun rus T-90M

Autoblinda e ukrainasve Bradley që u është dhënë nga amerikanët, shkatërron tankun rus T-90M

Një video e filmuar nga ajri me dron, shfaq betejën e ashpër mes një autoblinde të ukrainasve që u është dhënë donacion nga Shtetet e Bashkuara, M2 Bradley dhe tankut rus T-90M.

Videoja nga droni tregon betejën mes dy mjeteve të blinduara, që është bërë virale në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Beteja u zhvillua në Stepova në veri të Avdiivka, ku rusët filluan në rajonin e Donetskut një ofensivë në tetor të vitit të kaluar.


Mjeti i blinduar Bradley ishte pjesë e paketës ushtarake për Ukrainës që arriti në vitin 2023, të cilën e pati paralajmëruar administrata e Joe Bidenit.

Bradley ka një top të fuqishëm prej 25 mm, e prodhuesi BAE Systems lavdërohet për “aftësitë e mbijetesës së këtij mjeti të blinduar”.

Kanali War Archive në Telegram ka njoftuar se beteja ka ndodhur të enjten, e deri të shtunën videoja është shikuar nga më shumë se 780 mijë persona.

Mediat ruse e quajnë tankun T-90M si Proryv-3, që konsiderohet si një “prej mjeteve më të avancuara të blinduara” të kësaj ushtrie.

Në video shihet sesi Bradley derisa tërhiqet gjuan në drejtim të tankut rus në mes të një fshati.

Nga goditjet direkte, tanku pothuajse shkatërrohet plotësisht, pasi ekuipazhi nuk mund të kontrollonte as kupolën që vazhdimisht bënte lëvizje të pakontrolluara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Kur dhe si do ta godasë Izraeli Iranin?

Azia
Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Lansohen nga Gaza raketat që kishin shënjestruar Tel Avivin, alarmohen qytetarët izraelitë

Azia
Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Brigada Azov zë njërin nga ushtarët rusë që ekzekutuan ukrainasit e paarmatosur në Donetsk

Evropa
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Çmimi Nobel për Mjekësi u jepet shkencëtarëve për punën në mikroARN

Evropa
Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

Azia
Kalo në kategori