LAJMI I FUNDIT:

“Punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë”, BIA serbe thotë se ka arrestuar një shtetas të Serbisë

“Punonte për Shërbimin Informativ të Shqipërisë”, BIA serbe thotë se ka arrestuar një shtetas të Serbisë

Një shtetas i Serbisë, me inicialet D.R., është arrestuar nga policia serbe nën dyshimin se ka kryer veprën penale të spiunazhit, ndërsa Prokuroria e Lartë Publike në Jagodinë ka kërkuar që të arrestuarit ti caktohet masa e paraburgimit.

Siç raportojnë mediat serbe “dyshohet se D.R është bërë bashkëpunëtor i Shërbimit Informativ Shtetëror të Shqipërisë  (SHISH) në vitin 2022, sipas urdhrave dhe detyrave të të cilit ka vepruar deri në arrestimin e tij. Nëpërmjet shërbimit inteligjent të Shqipërisë, D.R vendosi kontakte me strukturën e sigurisë që funksionon nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”.

Më tej thuhet se “duke punuar sipas urdhrave dhe detyrave të strukturave të përmendura, D.R ishte angazhuar në mbledhjen e të dhënave përkatëse politike, të sigurisë dhe ekonomike në vendin tonë [Serbi], të cilat ishin objekt i interesit të shërbimit inteligjent të Shqipërisë. Në zbatimin e aktiviteteve të sipërpërmendura, ai përfshiu disa nga lidhjet e tij të ngushta, të cilët me urdhër të tij zbatuan më tej detyrat e marra nga Forcat e Armatosura të Shqipërisë, duke krijuar kështu një lloj rrjeti inteligjence”, transmeton Telegrafi.


Më tej në artikull thuhet se “në periudhën paraprake, D.R., për Shërbimin Informativ të Shqipërisë, ka mbledhur informacione për pjesëtarë të caktuar të shërbimeve të sigurisë së Serbisë dhe serbët nga Kosova, dhe me urdhër të tyre është angazhuar në situata krize në veri të Kosovës gjatë protestave dhe barrikadave. Po ashtu, në disa raste ai ka filmuar fshehurazi lëvizjet e forcave të sigurisë serbe në zonën e komunës së Rashkës, në radhë të parë të njësive të Ushtrisë Serbe”.

Sipas medias serbe “synimi i D.R.-së ishte të mblidhte sa më shumë video materiale për ‘shënjestrat’ dhe t’ia dorëzonte Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë.

“Ai pati kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësues të Shërbimit Inteligjent të Shqipërisë në disa raste. Më së shumti është takuar me ta në Maqedoni dhe Shqipëri, disa herë edhe në territorin e Kosovës, në Pejë dhe Zhur”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Kalo në kategori