Lancashire Heeler, qeni i vogël me buzëqeshje të madhe: Ka vetëm 5.000 të tillë në botë
Njihuni me racën e njohur rishtazi të Shoqatës Kinologjike Amerikane
Lancashire Heeler e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet një “racë shtëpiake e brishtë” me një të ardhme të pasigurt – ka vetëm 5.000 qen në botë.
I vogël në shtat, aktiv dhe i njohur për buzëqeshjen e tij të gjerë: ky është Lancashire Heeler, një nga racat më të reja të qenve të njohur së fundmi nga Shoqata Kinologjike Amerikane.
Kjo organizatë kinologjike njoftoi të mërkurën, më 3 janar, se kjo racë e rrallë e qenve tashmë njihet zyrtarisht, duke lejuar që të marrë pjesë në shfaqje në të gjithë SHBA-në.
Raca Lancashire Heeler ka një trup të gjatë dhe qime të shkurtra, zakonisht në një kombinim ngjyrë të zezë dhe ngjyrë kafe.
Ky qen ka një trup të fortë dhe duket si një korgi më i vogël, transmeton Telegrafi.
Mesatarisht, një qen i tillë peshon 7.7 kilogramë. Ky qen dikur ishte ndihmë në fermë, ku gjuante brejtës dhe ngiste bagëtinë.
Lancashire e ka origjinën nga Britania e Madhe, ku konsiderohet si një “racë shtëpiake e cenueshme” me një të ardhme të pasigurt.
Në standardin e racës, ndër të tjera, shkruhet se raca është e guximshme, e gëzuar dhe e dashur me pronarin e saj dhe njihet për buzëqeshjen e saj pothuajse të vërtetë.
Vitet e fundit, British Kennel Club ka shtuar çdo vit në regjistrin e saj rreth 120 Lancashire Terrier, ndërsa American Kennel Club pretendon se janë vetëm rreth 5000 të tillë në botë.
https://www.youtube.com/watch?v=lZSDPx7ATpk
/Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDuket e pabesueshme, por kjo është fantazia seksuale më e madhe femërore
A është heshtja një formë abuzimi? Kur “nuk po flas me ty” fillon të ndiej dhembje dhe shndërrohet në dhunë
Kuptimi i numrit dhe i ngjyrës së trëndafilit
“Një Udhëtim i Përballur me Sfidat e Jetës”
Orgazma femërore nga kënaqësia, në ngazëllim
Pozicion perfekt për çiftet dembele që duan të kënaqen në maksimum pa u lodhur shumë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë