LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi kërkon nga Von Cramon që të avokojë për heqjen e sanksioneve nga BE-ja

Krasniqi kërkon nga Von Cramon që të avokojë për heqjen e sanksioneve nga BE-ja

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilës i ka kërkuar që të avokon për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Krasniqi theksoi se me Von Cramonin, mes tjerash, ka biseduar edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë.


“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës”, shkroi Krasniqi, në Facebook.

Krasniqi potencoi se ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe ajo i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës

Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"

Lajme
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë

Lajme
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”

Kronika e Zezë
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes

Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut

Elfije Boletini
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin

Lajme
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona

Lajme
Kalo në kategori