Katër organizata joqeveritare kanë kërkuar nga institucionet që të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata.
Bëhet fjalë për organizatat Lëvizja FOL, Instituti i Kosovës për Drejtësi , Iniciativa për Progres (INPO) dhe Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS).
“Organizatat jo-qeveritare ftojnë Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Agjencinë për Privatësi dhe Informacion që në pajtim me obligimet që dalin nga legjislacioni i aplikueshëm të hapin të dhënat që kanë të bëjnë me Fondin e Sigurisë, duke deklasifikuar këto informata”, thuhet në komunikatën për media.
Përmes një vendimi, ish-drejtori i Thesarit të Kosovës, Ahmet Ismajli, i kishte klasifikuar si “Konfidenciale” të gjitha informatat në lidhje me “Fondin e Sigurisë”.
“Me 13 korrik 2023, z. Ahmet Ismajli është zgjedhur Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës. Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se ‘Mjetet qe mblidhen ne fondin e sigurisë janë donacione te dedikuara, që do të pranohen nga brenda dhe jashtë vendit nga individë dhe organizata, ku përveç tjerash tregohet gatishmëria dhe mobilizimi financiar mbarëkombëtar, faktin se këto mjete janë ekskluzivisht të dedikuara vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes, dhe të njëjtat në procesin e shpenzimit janë të klasifikuara nga Ministria e Mbrojtjes si Organizatë Buxhetore, dhe bazuar në situatën aktuale të sigurisë, konstatohet se hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë’”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje, thuhet se klasifikimi i këtij dokumenti ishte bërë, duke bazuar në Ligjin tashmë të shfuqizuar për Klasifikimin e Informacioneve dhe Verifikimin e Sigurisë Nr. 08/L-175.
“Nënvizimi se “hapja e paautorizuar e këtyre të dhënave, veçanërisht shumës së tërësishme të mbledhur dhe numrin e kontribuuesve, do të mund t’i dëmtonte interesat e sigurisë së Republikës së Kosovës, në rrafshin rajonal dhe më gjerë” është arsyetim abstrakt, i cili nuk mbështetet në fakte. Interpretimi kaq i gjerë i cënimit të ‘sigurisë rajonale dhe më gjerë’ përmes informatave në lidhje me shumën e mbledhur nga një fond vullnetar, është qartazi i pabazuar”.
“Për më tepër, një deklarim i tillë, është edhe paradoksal meqenëse të gjitha ligjet për Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës ofrojnë të dhëna të detajuara mbi buxhetin e tërësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës. Kështu, është paradoksale që buxheti bazë i Forcës së Sigurisë së Kosovës të jetë i publikuar në detaje derisa shumë e një fondi vullnetar të jetë konfidenciale”.
“Sa i përket ‘sigurisë kombëtare’, jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut [e aplikuar në Kosovë sipas nenit 53 të Kushtetutës] ka përcaktuar se përkundër faktit se nocioni i sigurisë kombëtare nuk mund të përkufizohet në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe ka një dimension të gjerë vlerësimi, kufijtë e këtij kuptimi nuk mund të shtrihen përtej kuptimit të saj natyror (Rasti C.G dhe të tjerët kundër Bullgarisë, nr. 1365/07)”.
Sipas këtyre organizatave, standardet e mira ndërkombëtare përcaktojnë se në rastin e klasifikimit të informacioneve duhet të tregohet kategoria e ngushtë e informacionit dhe të përshkruhet dëmi që mund të rezultojë nga zbulimi, duke përfshirë edhe nivelin e seriozitetit dhe probabilitetin.
“Vendimi në fjalë, as për së afërmi nuk përmbush këto standarde. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me fonde vullnetare të qytetarëve, të cilët më pas dedikohen vetëm për Ministrinë e Mbrojtjes. Kështu, në rastin konkret, paratë e mbledhura konsiderohen para publike [Neni 2 i Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë]. Kushtetuta e Republikës së Kosovës [neni 120.1.] ka përcaktuar se ‘Shpenzimet publike dhe mbledhja e të hyrave publike duhet të bazohen në parimet e llogaridhënies, efektshmërisë, efikasitetit dhe transparencës’.
Ndërsa, Ligji Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike [Neni 17.3.3.1] ka përcaktuar se ‘Qasja në dokumente publike gjithnjë lejohet, nëse: 3.1. dokumenti publik i kërkuar ka të bëjnë me shpenzimet e parasë publike’”, bëhet e ditur mes tjerash. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëParashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje