Mickoski: MPB s’ka kapacitet për lëshimin e 2.5 milionë pasaportave
MPB nuk ka kapacitet të japë 2.5 milionë pasaporta deri më 12 shkurtë thotë kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski. Sipas tij, me këtë intensitet që po punohet, ndryshimi i të gjitha pasaportave mund të arrihet deri në vitin 2027”.
“Aty ke dy aparate që punojnë nga 7 deri ne 10 orë në ditë, secila prej tyre ka një kapacitet prej 120 pasaportash në orë ose, nëse e reduktojmë në punë të vazhdueshme pa ndërprerje, mund të ndërroni maksimumi gjysmë milion pasaporta në vit edhe atë në kushte ideale, me kusht që këto pajisje të funksionojnë pa nderpreje. Kjo do të thotë se duhen gjashtë vite me këtë ritëm dhe dinamikë për të ndryshuar të gjitha dokumentet e udhëtimit. Ose me fjalë të tjera, nëse ligji është miratuar në vitin 2021, atëherë të gjitha 2.5-2.7 milionë dokumentet e udhëtimit të Maqedonisë mund të ndryshohen deri në vitin 2027”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i OBRM-PDUKM-së.
Si zgjedhje, Mickoksi thotë se ka dy opsione. Njëri është që të miratohet një ligji në Kuvend që do të zgjasë afatin për lëshimin e pasaportave, ndërsa për opsionin tha se do të kërkoj mbështetjen e Komitetit Ekzekutiv dhe Qendror të VMRO-DPMNE-së për të paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për të vendosur një masë të përkohshme që Ligji nga viti 2021 të shfuqizohet derisa kushtetuesja të vlerësojë nëse ai ligj është i kushtetueshëm. Situatën me nxjerrjen e dokumenteve të reja po e përcjell edhe presidenti Pendarovski, i cili kërkoi që afati i vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit të shtyhet deri në shtator ose tetor. Ndërsa kryeministri Kovaçevski sot sërish e përsëriti se së pari Pendarovski duhet të bisedojë me homologun e tij grek.
“Kur Pendarovski të bisedojë me presidenten greke, ai do të na informojë dhe ne do të mund të veprojmë”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Ndryshe MPB për ta lehtësuar procesin hapi edhe disa punkte shtesë për dhënie të dokumenteve të identifikimit, por siç duket as ato nuk ndihmuan. E përveç pritjeve të gjata nëpër sportele, pasi shteti nuk i mbuloi, qytetarët janë të detyruar vet të paguajnë për dokumentet e reja, ndonëse dokumentet me emrin e vjetër kanë ende afat të pa skaduar.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident në autostradën Fushë Kosovë-Prishtinë, rrokulliset një veturë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet
Inaugurimi i presidentit Trump, Haradinaj takohet me Grenellin në SHBA
Moti gjatë kësaj jave - temperatura të ulëta dhe mundësi për ngrica dhe mjegull
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"E ka mësuar dhoma e rrëfimit çfarë të bëjë", Gresa godet produksionin e BBVK?
A po keqpërdorën punëtorët e Bangladeshit nga kompanitë në Kosovë?
“Ti je si qen i vogël”, përplasje e ashpër mes Xuxit dhe Drilonit
Vogëlushi shqiptar që kaloi sigurimin në "Santiago Bernabeu" dhe mori përqafimin dhe fanellën e Kylian Mbappe
Balje: Nuk e votoj Kurtin e asnjë qeveri pa u plotësuar kushtet e boshnjakëve
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që s’e di çfarë flet