(E plotësuar) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka nisur dëgjimin e saj në procedurat e ngritura nga Afrika e Jugut duke akuzuar Izraelin për gjenocid kundër palestinezëve në Gaza.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tanimë gjyqtarët që përfaqësojnë Izraelin dhe Afrikën e Jugut janë betuar.
Aharon Bharak, një 87-vjeçar i mbijetuar i Holokaustit dhe gjyqtar i Gjykatës së Lartë në pension, po përfaqëson Izraelin.
Ndërsa Dikgang Moseneke, një ish-zëvendës kryetar i drejtësisë, po përfaqëson Afrikën e Jugut. /Telegrafi/
Izraeli do të paraqitet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë – që mund të përcaktojë rrjedhën e luftës në Gaza
Një betejë ligjore nëse lufta e Izraelit kundër Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – në Gazë përbën gjenocid, hapet të enjten në gjykatën më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seancat dëgjimore pasi Afrika e Jugut u bëri thirrje gjyqtarëve që të urdhërojnë pezullimin e menjëhershëm të veprimeve ushtarake të Izraelit.
Ndërsa Izraeli i mohon plotësisht akuzat për gjenocid.
Afrika e Jugut e dërgoi Izraelin në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për “gjenocid” gjatë luftës së tij në enklavën palestineze.
Gjykata ka vendosur ta shqyrtojë kërkesën e Afrikës së Jugut në seanca dëgjimore më 11 dhe 12 janar.
Rasti mund të zgjasë disa vjet.
Izraeli i konsideron të padrejta dhe të njëanshme gjykatat e OKB-së dhe ato ndërkombëtare.
Por ai po dërgon një ekip të fortë ligjor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për të mbrojtur operacionin e tij ushtarak të nisur pas sulmeve të 7 tetorit nga Hamasi.
“Unë mendoj se ata kanë ardhur sepse duan të shfajësohen dhe mendojnë se mund t’i rezistojnë me sukses akuzës për gjenocid”, tha Juliette McIntyre, një eksperte për të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Australisë Jugore.
Seancat dëgjimore paraprake në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë fillojnë me avokatët për Afrikën e Jugut duke u shpjeguar gjyqtarëve pse vendi ka akuzuar Izraelin për “veprime dhe mosveprime” që janë “në karakter gjenocidal” në luftën në Gazë.
Seanca hapëse e së enjtes përqendrohet në kërkesën e Afrikës së Jugut që gjykata të vendosë urdhra të përkohshëm detyrues, duke përfshirë ndalimin e fushatës ushtarake të Izraelit. Një vendim mund të marrë disa javë.
Ofensiva e Izraelit ka vrarë më shumë se 23.200 palestinezë në Gaza, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi.
Rreth dy të tretat e të vdekurve janë gra dhe fëmijë, thonë zyrtarët shëndetësorë.
Në sulmin e 7 tetorit militantët palestinezë vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë. Ata rrëmbyen rreth 250 të tjerë, gati gjysma e të cilëve janë liruar. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëToka është anuar pothuajse një metër - shpjegimi shkencor dhe rreziku që vjen me të
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur
Ministri i Jashtëm francez thotë se nuk ka 'vija të kuqe' në mbështetjen e Ukrainës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj