LAJMI I FUNDIT:

Shkon në vazhdime gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Atleticos

Shkon në vazhdime gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Realit dhe Atleticos

Ka shkuar në vazhdime gjysmëfinalja e Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Atletico Madridit, pasi koha e rregullt përfundoi 3-3.

Ndeshja më mirë filloi për Los Cholchoneros, që kaluan në epërsi pas vetëm shtatë minutash me golin e Mario Hermosos që u asistua nga Antoine Griezmann.

Por, nga ky gol filloi edhe dominimi i Real Madridit që nuk pati të ndalur me gola.


Në minutën e 20-të, Luka e Modric e gjeti në mënyrë perfekte Antonio Rudigerin nga harkimi prej këndit, me gjermanin që shënoi me kokë për 1-1.

Pas vetëm dhjetë minutash nga goli i parë, madrilenët shënuan edhe të dytin, tani nëpërmjet Ferland Mendyt, që u asistua prej Dani Carvajalit.

Mirëpo, Atletico Madridi nuk u dorëzua dhe realizoi golin e barazimit në minutën e 37-të me anë të Antoine Griezmann, me Rodrigo de Paul që ishte asistuesi.

Pjesa e dytë ishte më e qetë për nga numri i golave, pasi u shënuan vetëm dy, për dallim nga e para ku u shënuan katër.

Real Madridi lëshoi shumë raste të arta për gol, derisa u ndëshkua nga Atletico në fund të takimit.

Ishte minuta e 78-të e ndeshjes, kur nga një tollovi e krijuar në zonë, Antonio Rudiger nuk arriti të shmangë presionin e Alvaro Moratas dhe realizoi një auto-gol.

Kur lojtarët e Diego Simeones menduan se po e fitonin takimin, Dani Carvajal realizoi në minutën e 85-të nga një top i kthyer për rezultatin 3-3.

Ndeshja ka shkuar në vazhdime, ndërsa skuadrat do t’i kenë dy herë nga 15 minuta në mënyrë që t’i shmangin penalltitë. /Telegrafi/