LAJMI I FUNDIT:

Dyshohet se pasi kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur në Kaçanik e mbylli në banesë, arrestohet një person nga policia

Dyshohet se pasi kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur në Kaçanik e mbylli në banesë, arrestohet një person nga policia
Foto: Arkiv

Një e mitur ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë.

Në raportin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën në Kaçanik.


Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën.

“ Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën”, thuhet në raport.

Po ashtu bëhet e ditur se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari  kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/