LAJMI I FUNDIT:

Hazizaj: 100 raste pornografie fëmijësh në internet, vetëm një u hetua

Hazizaj: 100 raste pornografie fëmijësh në internet, vetëm një u hetua

Juristi Altin Hazizaj i cili është edhe themelues i CRCA-së ka folur për rastin e vetëvrasjes nga bullizmi të 41-vjeçares, Bedrie Loka.

Ai tha se ky rast fatkeq tregon se shpesh strukturat e policisë dhe prokurorisë nuk funksionojnë siç duhet.

Hazizaj madje solli edhe një rast tjetër, ku tha se gjatë një viti janë gjetur 100 raste të pornografisë së fëmijëve në internet, nga të cilat vetëm një rast është çuar nga Prokuroria në Gjykatë.


Po ashtu  ai theksoi se për këto ngjarje duhet të ketë edhe një ligj të veçantë edhe trajnime prokurorësh për të trajtuar ngjarje të tilla.

“Pavarësisht punës së jashtëzakonshme që punonjësit e policisë bëjnë për të evidentuar vepra të tilla penale, prokuroria është totalisht e patrajnuar për të ndjekur vepra të tilla penale. Po të jap një shembull shumë interesantë, por fatkeqe.

Policia gjeti thuajse 100 raste të pornografive të fëmijëve në internet. Janë 100 raste që prokuroria mund t’i evidentojë nga raportimet e ndryshme që merr. E dini se sa raste dërgon prokuroria në gjykatë? Vetëm një, për të mos thënë zero. Faji i bie i gjithi Prokurorisë, jo policisë, pasi nuk ka investuar në trajnimin e prokurorëve që duhet të specializohen”, u shpreh juristi në Euronews Albania.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Sot mbahet seanca fillestare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Drejtësi
Kalo në kategori