Redon Ismaili ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transfuar në kampionatin shqiptar.
Talenti i madh kosovar është larguar nga Gjilani dhe karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit shqiptar te Partizani.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë për tre vite e gjysmë me kampionin në fuqi të Shqipërisë, Partizanin.
Ai është prezantuar nga drejtori sportiv Arbër Abilaliaj dhe ka marrë fanellën me numër 8.
Njoftimi i plotë nga FK Partizani:
Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me Redon Ismailin. Mesfushori 21 vjeçar, i cili sëfundmi ishte pjesë e Gjilanit, ka firmosur me kampionët një kontratë dyvjeçare, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.
Ismaili pjestar i përfaqësueses U-21 të Kosovës i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore që po zhvillohet në Antalia të Turqisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251