LAJMI I FUNDIT:

​Kryeministri i Malit të Zi për rrahjen e të rinjve shqiptarë: Po punohet për arrestimin e sulmuesve

​Kryeministri i Malit të Zi për rrahjen e të rinjve shqiptarë: Po punohet për arrestimin e sulmuesve

 Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka reaguar pasi tre të rinj shqiptarë që ishin nisur drejt Gjermanisë, janë rrahur në mënyrë barbare në Kotor, nga tetë persona me veshje ushtarake.

Ai në një postim në rrjetin social “X” ka shkruar se rasti është duke u hetuar dhe se njëri prej sulmuesve është identifikuar.

Në reagimin e tij, Spajiq ka shprehur keqardhje duke thënë se po punohet për arrestimin e sulmuesve.


Me shenja dhune në fytyrë e trup, video e shqiptarëve që u sulmuan në Malin e Zi
Lexo po ashtu Me shenja dhune në fytyrë e trup, video e shqiptarëve që u sulmuan në Malin e Zi

“Më vjen shumë keq për ngjarjet e sotme që ndodhën të ftuarit tanë të dashur nga Shqipëria. Theksoj se Mali i Zi duhet dhe do të jetë një oazë paqeje dhe sigurie për të gjithë. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit dhe ne po punojmë për t’i ofruar të gjithëve sigurinë dhe mikpritjen që meritojnë. Një autor është identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Së shpejti të gjitha informacionet do të bëhen të ditura për të tjerët”, ka shkruar kryeministri malazez.

Ndërkaq Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla, ka falënderuar kryeministrin Spajiq, i cili ka reaguar për rastin e dhunës ndaj tre shqiptarëve në Mal të Zi.

Balla më herët ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij Danilo Sharanoviq, me ç’rast ka kërkuar informacione lidhur me rastin, ndërsa ka falënderuar Policinë e Malit të Zi për reagim të menjëhershëm. /Telegrafi/