LAJMI I FUNDIT:

Një tornado përfshiu të mërkurën pjesë të Belgjikës – forca e saj duket qartë në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale

Një tornado përfshiu të mërkurën pjesë të Belgjikës – forca e saj duket qartë në disa pamje të publikuara në rrjetet sociale

Më shumë se 40 shtëpi të vendosura midis Antwerp dhe Mechelen u goditën nga një tornado pasditen e së mërkurës.

Ndërsa pjesë të mëdha të Belgjikës kanë parë shira të dendur në ditët e fundit, rajoni Onze-Lieve-Vrouw-Waver në juglindje të Antwerp përjetoi një lloj moti më ekstrem, përcjell Telegrafi.


Kështu, një tornado thuhet se lëvizi nëpër komunat Sint-Katelijne-Waver dhe Putte vonë të mërkurën pasdite.

Dhe policia u kërkoi shoferëve të shmangin qendrën e fshatit Sint-Katelijne-Waver gjatë mbrëmjes.

Sipas raportimeve, disa kasolle gjithashtu u bënë copë-copë dhe ka dëme në disa varreza.

Gjithsej 40 banesa janë dëmtuar dhe dy banesa janë shpallur të pabanueshme ndërsa banorët gjetën strehë tek të afërmit.

Ky fenomen është më i zakonshëm në Belgjikë sesa mendohet zakonisht.

Instituti Mbretëror Meteorologjik (RMI) vlerëson se ka pesë deri në dhjetë stuhi ere në vend çdo vit.

Ndërkohë janë publikuar pamje që tregojnë forcën e vërtetë të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Vdekja e presidentit iranian, çfarë dihet deri më tani

Azia
Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Pamje nga droni shfaqin copëzat e helikopterit të rrëzuar të presidentit iranian

Azia
Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Zëvendëspresidenti i Iranit merr postin e presidentit, ka 50 ditë për të organizuar zgjedhjet – kush është Mohammad Mokhber?

Azia
Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Kush ishte presidenti iranian Ebrahim Raisi?

Azia
Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Një zyrtar thotë se Izraeli nuk është i përfshirë në vdekjen e Raisit

Azia
Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Helikopteri i “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit

Botë
Kalo në kategori