LAJMI I FUNDIT:

Klara Sanduloviq: Vuçiq, 100 për qind fajtor për rrahjen e babait tim

Klara Sanduloviq: Vuçiq, 100 për qind fajtor për rrahjen e babait tim

Klara Sanduloviq, bija e kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikola Sanduloviq, i cili u rrah brutalisht nga pjesëtarë të BIA-s, e më pas u burgos me akuza për vepra penale nga Prokuroria e Nishit, ka thënë se fajtor për këtë është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Sanduloviq, tha se gjendja e babait të saj ka qenë e rëndë, kritike, derisa e kanë marr në burg dhe tani nuk ka informata për të atin.

“Ai është marrë në burg me një brinjë të thyer, në gjendje kritikë, nuk mund të merrte frymë lirshëm, është i traumatizuar. Përkundër kësaj, ai është ndaluar në burg. Atë që dimë tani është se e kanë vendosur në Burgun Qendror dhe aty nuk ka trajtimin e duhur mjekësor, sepse gjendja e tij është shumë e rëndë, atij i ka ra disa herë të fikët”, tha Sanduloviq, për RTK.


Ajo thotë se ishte në Kroaci për pushim kur ka dëgjuar rastin, për rrahjen e babait.

“Presidenti Aleksandar Vuçiq, është 100 për qind përgjegjës për rrahjen e babait tim. Ai është kërcënuar disa herë, atë e quaj diktator, kam thënë se do të bëjmë padi, sepse është sulëm ndaj të drejtave të njeriut”, tha Sanduloviq, duke shtuar se kërcënimet ndaj babait janë të shumta, gjatë vitit 2020 prestarët e BIA-s e bastisën dhe e arrestuan për disa ditë, babin e saj, nga ku u kthye me një gjendje të rëndë shëndetësore.

Sipas saj, ndaj kësaj rrahje kanë reaguar vetëm faktori ndërkombëtar, por jo edhe në Serbi. Ajo falënderon të gjithë ata që kanë reaguar ndaj rrahjes së babait të saj.

Familjarët e Sanduloviq thonë se ai dyshohet se është paralizuar dhe ka shenja dhe lëndime të shumta. Kryetari i Partisë Republikane Serbe ishte kidnapuar nga shtëpia e tij dhe ishte mbajtur për disa orë nga shërbimi sekret serb ku edhe është rrahur brutalisht.

Opozitari serb, Nikola Sanduloviq muaj më parë kishte vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz ku ka bërë homazhe te varrezat e Jasharajve. Sanduloviq tha se është politikani i vetëm serb, i cili ka kërkuar falje për krimet e bëra nga Serbia.

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori