LAJMI I FUNDIT:

Blerando: Me vjen turp që jam në një dhomë me Gani Gërminë

Blerando: Me vjen turp që jam në një dhomë me Gani Gërminë

Spektakli i sotëm ka filluar me shumë tension, pasi siç është bërë traditë, është shfaqur videoklipi i parë i kësaj nate.

Si protagonistëtë këtij videoklipi ishin, Ganiu, Mirdoni dhe Ardi.

Brenda klipit janë përfshirë përplasjet dhe debatet e ashpra që dyshja, Mirdoni e Ardi i kanë pasur me Ganiun përgjatë kësaj jave.


Foto: Screenshot/YouTube

Banorët menjëherë filluan komentet e tyre kundër Ganiut, sidomos Blerando.

Pasi përfundoi ky video-material, Blerando pa hezituar dha një mori kritikash ndaj Ganiut.

“Ganiu është llafazan, është rrenc, nuk ka kurrëfarë niveli edhe mua më vjen turp që jam në një dhomë me të, kaq kam për të thënë” – shprehet Blerando. /Telegrafi/