LAJMI I FUNDIT:

Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në vend, pati rrezik për përplasje të aeroplanëve

Sulmi në M-NAV cenoi sigurinë ajrore në vend, pati rrezik për përplasje të aeroplanëve

Mbi 36 avionë kanë qenë duke fluturuar në hapësirën ajrore të Maqedonisë në momentin kur kreu i degës së BDI-së në Çair Bekim Neziri, sipas kreut të Sindikatës së Kontrollorëve duke përdorur kartën e tij dhe duke shkelur protokollet u fut të kullën e radarëve për të grushtuar njërin nga kontrollorët, përkatësisht Premtim Berishën.

Kreu i Sindikatës së Kontrollorëve tha se hyrja në një objekt të vrojtimit të fluturimeve përbën akt terrorist dhe cenim të sigurisë kombëtare.

“Vet objekti për kontroll të fluturimeve është hapësirë strikte për objekt sigurie që interes kombëtar për të hyrë atje ka protokolle të posaçme sigurie. Ne besojmë se me normat ndërkombëtare ky akt në ndonjë shtet normal në Evropë apo Botë do të trajtohej si akt terrorizmi. Vet hyrja në ato hapësira paraqet rrezik sepse nuk të vij deri te sulmi, nëse personi ishte duke përcjell ato pozicione që për momentin është dashur të ndaj dy ose më tepër vija të fluturimit, atëherë ekziston rreziku për ndeshje potenciale të atyre aeroplanëve”, tha Aleksandar Tasevski, Sindikata e Kontrollorëve.


Siguria e pasagjerëve dhe ajo e hapësirës ajrore pritet të përbëjnë kualifikimin e veprës penale ndaj Bekim Nezirit, i cili sipas informacioneve të fundit të MPB-së është i ndaluar dhe vazhdon të merret në pyetje.

“Në lidhje me sulmin e djeshëm ndaj të punësuarave në M-NAV, me urdhër të Prokurorisë Publike në stacionin policor po bëhet bisedim zyrtar me B.N. Në pyetje janë marrë mbrëmë edhe tre të shoqëruarit e tjerë, kurse policia është në kërkim të katër autorëve të tjerë në arrati”, thonë nga Ministria e Brendshme.

MPB ende nuk ka bërë kallëzimet penale, derisa akoma po merr deklarata të dëshmitarëve, në mesin e të cilëve ishin edhe 3 punonjës të sulmuar fizikisht. Janë siguruar edhe pamjet e kamerave.

“Prokuroria Themelore Publike është duke punuar lidhur me sulmin në M-NAV, pas së cilës katër persona janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa MPB-ja ka njoftuar mbrëmë vonë se janë në kërkim të katër të tjerëve. Për momentin po kryhen veprimet për zbardhjen e ngjarjes. Prokuroria Themelore Publike gjatë ditës pret kallëzim penal nga MPB-ja”, tha Prokuroria Publike.

Ndërkaq sot, policia vazhdon të qëndroj në ndërtesën e M-NAV për të garantuar sigurinë e kontrollorëve të trafikut ajror, por edhe të garantojë funksionimin e sigurt të trafikut për aeroportet e Shkupit dhe Ohrit. Një ditë më parë kreu i Sindikatës denoncoi se gjatë akteve të dhunshme sigurimi i brendshëm i M-NAVIT, i ofruar nga një kompani sigurimi nga Kërçova nuk ndërhyri për parandalimin e incidentit. Sipas policisë një ditë më parë 8 persona ia mësynë M-NAVIT për të shtypur revoltën e sindikatës, sidomos për të heshtur kontrollorët shqiptarë që ishin rreshtuar me Sindikatën. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik, arrestohet shqiptari në New York

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori