LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk komenton akuzat e Kasamit për kaosin në komunikacion në Tetovë

Policia nuk komenton akuzat e Kasamit për kaosin në komunikacion në Tetovë

Përderisa komuna e Tetovës vazhdon me akuzat në drejtim të policisë për sa i përket kaosit në komunikacion dhe mungesës së parkingjeve, policia nga ana tjetër nuk komenton deklaratat që siç thonë, vijnë nga politikanët.

“Nuk është puna jonë që të komentojnë deklaratat e politikanëve.Punën tonë e kryejmë në mënyrë të vazhdueshme dhe do të vazhdojmë të punojmë dhe punën tonë e dëshmojnë shifrat”, tha Zoran Talev, udhëheqës i Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë.

Ditë më parë kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka thënë se çështja e parkimit nuk është vetëm problem ekskluzivisht i komunës, por edhe i policisë. Sipas tij, përderisa nuk largohen veturat që parkohen në rrugë dhe në trotuare nuk mund të ndërtohen parkingje të reja.


“Përderisa policia e komunikacionit nuk merr masa për largimin e veturave nga rrugët dhe trotuaret, nuk mundet që ne të ndërtojmë parkingje sepse nuk e dimë se ku dhe sa vende për parkim na duhen. Unë kam dalur në qytet në njërën nga pikat më kritike, ku krijohet kaosi sepse policia lejon vozitësit që të parkohen në rrugë dhe trotuare. Në pjesën e qytetit, pra tek qendra tregtare, në podrum ka një parking, ku vazhdimisht janë rreth 100 vende të lira për parkim, por nuk shkojnë njerëzit për t`u parkuar”.

“Përderisa nuk kemi bashkëpunimin e policisë për largimin dhe lirimin e hapësirave publike, ne nuk do të kemi mundësi as si komunë, as në partneritet publik privat të ndërtojmë parkingje shtesë. Policia poashtu nuk na jep leje që të bëjmë parkim zonal në Bulevardin ‘Bllagoja Toska’. Pra, në çdo aspekt kemi bllokim nga policia e komunikacionit”, tha kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Në ndërkohë, pritet që këtë vit, Ndërmarrja Parkingu i Qytetit, të jepet në partneritet publik privat. Kreu i komunës së Tetovës, këtë e ka arsyetuar se deri më tash komuna nuk gjeneron të hyra nga kjo ndërmarrje për shkak se kjo ndërmarrje ka ende borxh të lartë. Në këtë drejtim, vozitësit në Tetovë hasin në shumë vështirësi për të gjetur një vend parkim. Ky problem shumëvjeçar jo vetëm që nuk gjen zgjidhje, por dita–ditës bëhet edhe më i madh, kur dihet se në Tetovë gjithnjë rritet për shkak se shumë qytetarë shpërngulen nga vendet rurale në qytet.

Kjo ka rritur dukshëm edhe numrin e automjeteve në këtë qytet. Nga ana tjetër, kur dihet se shumë pak institucione janë të disperzuara, qytetarët e Pollogut, nga Bogovina e deri në Jazhincë, punët e përditshme i kryejnë në Tetovë,ndërsa pjesa dërmuese e institucioneve, si gjykata, policia, bankat, postat, kadastra, komuna, janë të vendosura në pjesën qendrore dhe krijohet fluks i madh në këtë pjesë, që vështirë më pastaj menaxhohet, qoftë nga komuna qoftë nga policia./Koha.mk/

Në trend Lajme

Më shumë

"Hykmete ku është paswordi?" - Kelmendi kërkon llogari nga ish-ministrja për platformën e digjitalizimit prej 5.6 milionë euro

Lajme
Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Çoçaj: Ferat Shala më kërkoi t’i bashkohem SHIK-ut, me siguri drejtor ka qenë Kadri Veseli

Drejtësi
Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Kurti: Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, por partneritet e bashkëpunim të gjerë

Lajme
Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Mickoski në Kosovë: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera, bashkëpunimi ekonomik këtë vit do të jetë mbi gjysmë miliardë euro

Politikë
Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Vdekja e një të riu në Prizren, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy personave për lëndim trupor dhe mosdhënie të ndihmës

Drejtësi
Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Rama premton 100 dhe 150 euro bonus fundviti për pensionistët

Lajme
Kalo në kategori