Katër persona kanë vdekur pas rënies së zjarrit në një spital pranë Hamburgut, Gjermani.
Zjarri raportohet se shpërtheu në katin e tretë të klinikës Helios në Uelzen, raporton bbc.
Thuhet se janë plagosur rreth 20 persona, ndërsa policia tha se numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh seriozitetin e disa plagëve. Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.
Mbi 140 zjarrfikës dhe punonjës të shpëtimit, duke përfshirë disa nga rrethet fqinje, luftuan për të frenuar zjarrin. Njerëzit u shpëtuan nga klinika, disa duke përdorur shkallë. Policia tha se “thirrjet për ndihmë u dëgjuan” nga brenda ndërtesës.
Katër personat e konfirmuar të vdekur thuhet se të gjithë ishin pacientë. Zjarri vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 1 milion euro dëme materiale.
Klinika Helios është spitali mësimor i Shkollës Mjekësore të Hanoverit. Faqja e internetit e klinikës thotë se ajo ka rreth 750 punonjës dhe trajton rreth 42 mijë pacientë çdo vit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kur një autoblindë 70-vjeçare ruse BTR-50 sulmon trupat ukrainase, është një lajm i keq për Moskën
Franca mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare, pasi prokurori kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun e Izraelit
Ministrja e Jashtme gjermane në Kiev për një vizitë të paralajmëruar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251