LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shton një tatuazh më shumë në trupin e saj, duke vendosur një shigjetë në parakrah

Rita Ora shton një tatuazh më shumë në trupin e saj, duke vendosur një shigjetë në parakrah
Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora tregoi tatuazhin e saj më të fundit teksa ndau një pasqyrë të javës së saj të parë të vitit 2024.

Këngëtarja 33 vjeçare, ka festuar në Vitin e Ri në New York, dhe nuk ka mundur t’i rezistojë vizitës në sallonin e saj të tatuazheve, shkruan DailyMail.

Rita hyri në Instagram të premten dhe ndau me fansat një fotografi të momentit kur ajo shtoi koleksionin e saj të gjerë të tatuazheve me një stilist shigjetash në parakrah.


Tatuazhi përmbante yje dhe shigjeta dhe ishte i ngjashëm me disa prej modeleve tashmë në duart e saj.

Tirana dhe Prishtina hapin dyert për figurat me renome botërore - kujt iu dhurua 'Çelësi i Qytetit" gjatë vitit 2023?
Lexo po ashtu Tirana dhe Prishtina hapin dyert për figurat me renome botërore - kujt iu dhurua 'Çelësi i Qytetit" gjatë vitit 2023?

Interpretuesja e hitit “Anywhere” u shfaq gjithashtu duke bërë numrin ‘26’ dhe një kamë si tatuazh në duar.

Fotografitë e tjera treguan Ritën duke hedhur duart në ajër teksa po ecte nëpër një kalim në zebra me një pallto kamoshi ngjyrë kafe dhe duke u larë në pishinë.

Tatuazhi i parë që këngëtarja bëri ndonjëherë ishte një yll i vogël pranë belit të saj. Rita kujtoi vizitën e saj të parë në studio gjatë një bisede në ‘Heart Radio’.

“E para që mora është në një hapësirë ku mendova se prindërit e mi nuk do ta shihnin atë, e cila është vetëm në majë të zonës sime të ijeve. Unë dhe shoqja ime më e mirë e kemi bërë bashkë, dhe në thelb është një yll”.

“E mora vendimin kur ishte në të vërtetë i paligjshëm [pasi isha e mitur]. Unë përdora letërnjoftimin e motrës sime për të shkuar dhe për ta bërë atë”, tregoi Rita.

Koleksioni i tatuazheve të Ritës përfshin shkronjën R në arabisht, një trëndafil, një kafaz zogjsh dhe një balerinë.

Postimi i këngëtares në Instagram vjen pasi ajo u kritikua nga fansat në fillim të kësaj jave për promovimin e një skanimi MRI pa rrezatim i cili kushton 2,499 dollarë (2,280 euro), të cilin ‘shumica dërrmuese e njerëzve nuk mund ta përballojnë’.

Rita Ora kritikohet për reklamimin e një procedure mjekësore e cila është shumë e shtrenjtë dhe pak njerëz mund ta përballojnë
Lexo po ashtu Rita Ora kritikohet për reklamimin e një procedure mjekësore e cila është shumë e shtrenjtë dhe pak njerëz mund ta përballojnë

Këngëtarja u kritikua pasi iu nënshtrua një skanimi novator ‘Prenuvo’, i cili siguron zbulimin e hershëm për më shumë se 500 lloje të kancerit dhe sëmundjeve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Stjuardesa e 'British Airways' përballet me shkarkimin nga puna për shkak se zbuloi se ndodhej në të njëjtin fluturim me arkivolin e Liam Payne

Magazina
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania

Magazina
Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Driloni-Edit në BBVK: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty

Magazina

"Me qenë vjehrra e mirë e kish pas edhe Zoti", Atilla mori sërish vëmendjen me deklaratat e tij qesharake në Big Brother VIP Kosova

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Rita Ora shkëlqen me dukjen në të bardha, gjersa performon në 'HITS Radio Live' në Manchester

Magazina
Kalo në kategori