LAJMI I FUNDIT:

Mosdeklarimi i pasurisë i çoi në gjykatë zyrtarët publikë edhe gjatë vitit 2023, asnjë dënim me burgim efektiv

Mosdeklarimi i pasurisë i çoi në gjykatë zyrtarët publikë edhe gjatë vitit 2023, asnjë dënim me burgim efektiv

Çështja e deklarimit të pasurisë nga ana e zyrtarëve publikë, për nga aspekti ligjor, fillimisht në vitin 2010 ishte kategorizuar si kundërvajtje dhe tek pastaj me Kodin Penal të vitit 2012, inkriminohet si vepër e veçantë penale.

Andaj, që nga hyrja në fuqi të Kodit Penal NR. 04/L-082 të Republikës së Kosovës, “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”, është gjykuar si vepër e veçantë penale.

Kjo vepër penale është po ashtu pjesë e Kodit Penal në fuqi (06/L-074), e cila bën pjesë në kapitullin e korrupsionit, ku mosdeklarimi i pasurisë dënohet varësisht asaj nëse deklarimi nuk është paraqitur brenda afatit të përcaktuar ligjor ose se deklarimi është i rremë apo nuk paraqet të dhënat e kërkuara në formular. Në rastin e parë, dënueshmëria është me gjobë ose me burgim deri në tre vjet, derisa në rastin e dytë dënueshmëria është me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në 5 vjet.


Me Ligjin për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe Dhuratave, obligohen të gjitha subjektet deklaruese të deklarojnë gjendjen e pasurisë së tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Gjatë vitit 2023,  mediumi BD raportuar për disa procese gjyqësore lidhur me këtë vepër penale, ku ndër të tjera janë rastet e Donika Gërvallës, ministre e Punëve të Jashtme të Diasporës, Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Liza Gashit, zëvendësministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Skender Hysenit, ish-koordinator Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, Haxhi Avdylit, deputet nga radhët e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hysenit, deputet nga LVV, e të tjerë.

Gjykimi ndaj ministres Donika Gërvalla

Aktakuza ndaj Gërvallës u ngrit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 31 janar 2023, e cila akuzohet se në cilësi të zyrtares së lartë publike, nuk ka deklaruar saktë të dhënat lidhur me pasurinë e saj. Gërvalla akuzohet në cilësi të ministres për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

Sipas aktakuzës, në formularin për deklarim të pasurisë, Gërvalla nuk ka deklaruar asnjë të hyrë-të ardhur të bashkëshortit të saj, nuk ka deklaruar një parcelë në Komunën e Deçanit dhe as biznesin e saj në Gjermani “Alb Lungua UG”.

Gjykimi ndaj saj parashihej të fillonte më 20 qershor 2023 , por kishte dështuar për shkak se ministrja nuk kishte të angazhuar avokat, ngase për veprën të cilën ngarkohet, caktimi i një mbrojtësi është i nevojshëm për shkak të dënueshmërisë së veprës penale.

Gjykimi ndaj ministres Rozeta Hajdari

Aktakuza ndaj Hajdarit ishte përpiluar më 13 tetor 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila e ngarkonte se si ministre e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërrmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Qeverinë e Republikës së Kosovës, duke qenë e vetëdijshme për detyrimin e saj ligjor për deklarim të pasurisë brenda afatit ligjor, nuk e kishte bërë këtë as brenda afatit shtesë ligjor.

Për këtë akuzë, ajo në seancën fillestare e kishte pranuar fajësinë.

Lidhur me këtë vepër penale, Hajdari më 29 dhjetor 2022 ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 700 euro gjobë.

Gjykimi ndaj zëvendësministres Liza Gashi

Aktakuza ndaj zëvendësministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi ishte ngritur më 15 qershor 2022 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, duke e ngarkuar se në cilësi të zyrtares së lartë publike kishte bërë deklarimin e pasurisë me vonesë.

Ndaj Gashit, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2022 me propozim të Prokurorisë, kishte shqiptuar urdhër ndëshkimor, duke e dënuar të njëjtën me 500 euro gjobë për këtë vepër penale.

Gjykimi ndaj deputetit Haxhi Avdyli

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 20 maj 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj Haxhi Avdylit, me arsyetimin se si deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk kishet bërë deklarimin e pasurisë brenda afatit ligjor.

Sipas aktakuzës, edhe përkundër faktit se nga organet kompetente Avdyli ishte njoftuar me kohë për të bërë deklarimin e pasurisë apo të ardhurave, ka vepruar në kundërshtim me ligjin pasi që deklarimin e pasurisë së tij nuk e ka bërë brenda afatit ligjor.

Avdyli, më 8 shkurt 2023 ishe deklaruar i pafajshëm dhe qysh nga atëherë gjykata ende nuk ka vijuar me procesin gjyqësor ndaj tij.

Gjykimi ndaj deputetit Hydajet Hyseni

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hydajet Hyseni-Kaloshi, ishte përballur me aktakuzë për mosdeklarim të pasurisë, i cili në cilësi të deputetit të Kuvendit të Kosovës, ngarkohej se nuk kishte deklaruar pasurinë brenda afatit të caktuar ligjor.

Mirëpo, Gjykata Themelore në Prishtinë, më 7 nëntor 2022, Hyseni-Kaloshin e kishte dënuar me 500 euro gjobë për veprën në fjalë.

Gjykimi ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Skender Hyseni

Aktakuza ndaj Hysenit ishte ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në dhjetor të 2021-ës, duke e ngarkuar se në cilësinë e Koordinatorit Shtetëror për Dialog në Zyrën e Kryeministrit, nuk e kishte deklaruar veturën e tipit “Volkswagen”, në vlerë 13 mijë e 300 euro, në pronësi të bashkëshortes së tij.

Ai para gjykatës kishte deklaruar se nuk kishte pasur dashje ose qëllim fshehjen e veturës në emër të bashkëshortes së tij.

Por, Gjykata Themelore në Prishtinë më 5 dhjetor 2023, Hysenin e ka liruar nga akuza me arsyetimin se nuk është provuar se ka kryer veprën penale për të cilën akuzohej.

Gjykimi ndaj ish-ministrit Ibrahim Makolli

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 15 shtator 2022, kishte përpiluar aktakuzën ndaj Ibrahim Makollit, të cilin e ngarkon se si kryetar i Delegacionit për Bisedime për Personat e Zhdukur në Qeverinë e Kosovës, nuk kishte deklaruar brenda afatit kohor pasurinë.

Lidhur me këtë vepër, Makolli më 22 shkurt 2023 ishte deklaruar  i pafajshëm për akuzën e cila i vihet në barrë.

Përpos rasteve të lartpërmendura që janë monitoruar nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), po ashtu kemi edhe raste të tjera të zyrtarëve publikë, të cilët janë ballafaquar dhe po ballafaqohen me akuzën për mosdeklarim të pasurisë.

Me këto akuza janë ngarkuar dhe ngarkohen edhe zyrtarë të tjerë publikë si: Luan Maloku, Pakizete Musliu-Alidema, Ibrahim Rrudhani, Vjosa Hamiti, Burim Troni, Beqir Ismaili, Bekim Samadraxha, Kadri Balaj, Isa Hajdari, Vasilika Zotaj, Erzen Vraniqi.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), në kuadër të Javës Kundër Korrupsion 2023, më 6 dhjetor 2023, publikoi raportin me titull “Mos deklarimi i pasurisë, krim në letër, kundërvajtje në praktikë“, ku nga gjetjet thuhet se moszbatimi i Udhëzuesit për Politikë Ndëshkimore, solli dënime të ulëta në rastet e mosdeklarimit të pasurisë, të cilat dënime janë më të ulëta sesa në kohën kur kjo vepër trajtohej si kundërvajtje. Sipas IKD-së, inkriminimi i mosdeklarimit të pasurisë si vepër penale nuk solli rezultate, pasi askush nuk u dënua me burg efektiv./BetimipërDrejtësi

Në trend Lajme

Më shumë
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës

Siguri

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë

Prishtina
Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori Hill: Duhet shumë punë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Kalo në kategori