LAJMI I FUNDIT:

Vrasja brenda familjes në Tiranë, dyshimet e para për shkakun e konfliktit

Vrasja brenda familjes në Tiranë, dyshimet e para për shkakun e konfliktit

Një krim brenda familjes ka ndodhur mëngjesin e sotëm (4 janar 2024) në zonën e Freskut në Tiranë në rrugën ‘Xhon Belushi’. Vëllai vrau me pistoletë vëllanë e më pas vrau veten.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Vehap Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke lënë në vdekur Lulëzim Camin, 68 vjeç dhe më pas ka vrarë veten.

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas vetëvritet
Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas vetëvritet

Vrasja ka ndodhur në shtëpinë e Lulëzim Camit rreth orës 07:40 pas një debati mes dy vëllezërve me origjinë nga Dibra. Gazetari i Report Tv e Shqiptarja.com, Sokol Dema mëson se përplasja dyshohet të ketë qenë e hershme mes vëllezërve në banesë për shkak të një konflikti prone në lidhje me tokën në Tërbaç të Dibrës, në kufi me Maqedoninë e Veriut.


Njoftimi i Policisë:

‘Më datë 04.01.2023, në rrugën “Xhon Belushi”, te Fresku, shtetasi V. C., 63 vjeç, ka vrarë me armë zjarri vëllanë e tij, shtetasin L. C., 68 vjeç, dhe më pas ka vrarë veten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’- njofton policia e Tiranës. /Telegrafi/