LAJMI I FUNDIT:

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas vetëvritet

Ngjarje e rëndë në Tiranë, vëllai vret vëllain dhe më pas vetëvritet

Krimi brenda familjes ka tronditur kryeqytetin shqiptar mëngjesin e kësaj të enjte, ku një person ka qëlluar për vdekje vëllain dhe më pas është vetëvrarë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar në zonën e Freskut në Tiranë, pranë teleferikut.

Vehap Faik Cami, 63 vjeç ka qëlluar me armë zjarri duke i marrë kështu jetën vëllait të tij Lulëzim Faik Cami, 68 vjeç dhe më pas me po të njëjtën armë ka qëlluar veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 07:40, në zonën e Freskut ndërsa ende nuk dihen motivet.

Njoftimi i policisë:

Ne date 04.1.2024, rreth ores 07:40, ne rrugen “Xhon Belushi”, eshte marrë njoftim se ne banesen e shtetasit Lulezim Faik Cami, ka te shtena me arme zjarri.

Nga veprimet paraprake hetimore rezulton se shtetasi Vehap Faik Cami, i dtl 03.01.1961 ka qëlluar me armë zjarri pistolete vëllain e tij, Lulezim Faik Cami i dtl 15.07.1955 dhe me pas veten, ku si pasoje kane gjetur vdekjen te dy. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Nga Kamenica në SHBA, vajza që po hulumton detektimin e hershëm të kancerit

Lajme
Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Mbeti më shumë se gjysmë ore në ajër me aeroplanin e tij, Pacolli akuzon Autoritetin e Aviacionit Civil të Kosovës

Lajme
Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Si i zbuluan ushtarët britanikë “Dhomat e tmerrit” në Prishtinë

Lajme
Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Rrëfimi i fotoreporterit që xhiroi largimin e forcave serbe nga Prizreni

Lajme
Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Pacolli: E papranueshme që Edi Rama të vijë për vizitë në Kosovë dhe Kurti të mos ketë kohë për një takim

Politikë
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

Lajme
Kalo në kategori