Anemia kurohet nga mjeku, sepse “vetë” trajtimi i gabuar mund të jetë i dëmshëm, veçanërisht te fëmijët
Anemia është sëmundja më e zakonshme në popullatën njerëzore dhe vlerësohet se më shumë se një miliard njerëz në botë e kanë këtë sëmundje
Erëza Y. Durmishi
Studente e Fakultetit të Mjekësisë, Prishtinë
Anemia është një sëmundje që prek shumicën e njerëzve në botë dhe përkufizohet si vlera e ulët e hemoglobinës në gjakun periferik.
Nëse një person ka anemi, niveli i hemoglobinës do të jetë i ulët, dhe indet dhe organet mund të mos marrin oksigjen të mjaftueshëm, kjo është arsyeja pse ato nuk mund të funksionojnë normalisht, duke rezultuar në simptomat më tipike të anemisë – rraskapitje ose lodhje e lehtë.
Pse shfaqet anemia?
– Anemia nga mungesa e hekurit ose anemia sideropenike është sëmundja më e zakonshme në popullatën njerëzore. Vlerësohet se më shumë se një miliard njerëz në botë kanë anemi sideropenike.
Anemia sideropenike shfaqet kryesisht për shkak të ushqyerjes joadekuate, të gabuar dhe grupet më të ndjeshme janë fëmijët e vitit të parë dhe të dytë të jetës, adoleshentët, sportistët, gratë shtatzëna, nënat me gji, vegjetarianët dhe veganët.
Njerëzit me anemi sideropenike zakonisht nuk marrin mjaftueshëm hekur përmes dietës së tyre.
– Përthithja më e mirë e hekurit bëhet nga qumështi i nënës dhe më i bollshëm gjendet në ushqimet me origjinë shtazore si mishi, peshku, të brendshmet dhe vezët. Kolostrumi dhe ushqimet bimore, për shembull, përmbajnë shumë pak hekur. Bazuar në këto fakte, ushqimi optimal për një foshnjë është qumështi i nënës dhe ushqimi jo-bulmetor i futur nga 4 deri në 6 muaj të jetës. Tek fëmijët më të rritur dhe të rriturit më e rëndësishmja është dieta e kombinuar me ushqime bimore dhe shtazore.
Cilat simptoma tregojnë shfaqjen e anemisë sideropenike?
Anemia sideropenike shfaqet gradualisht, pacientët janë të zbehtë, ndihen të dobët dhe humbasin oreksin. Ata janë shpesh të shqetësuar dhe nervoz, veçanërisht fëmijët më të vegjël.
– Shenjat më domethënëse të anemisë zbulohen nga ekzaminimi i sistemit kardiovaskular. Si pjesë e anemisë, fëmijët e vegjël kanë rrahje jashtëzakonisht të shpejta të zemrës – takikardi. Tek fëmijët më të rritur dhe të rriturit, takikardia është më pak e theksuar. Nëse anemia është e rëndë, pacientët kanë një ndjenjë të rrahjeve të zemrës, palpacione.
Cila është mënyra më e mirë për të trajtuar aneminë sideropenike?
Trajtimi i anemisë sideropenike është i lehtë dhe i thjeshtë, por mungesa e një efekti terapeutik është relativisht e zakonshme.
– Arsyet e dështimit të terapisë janë aplikimi jo i rregullt, terapia e pamjaftueshme e gjatë, kombinimi i barit me qumësht ose çaj dhe vazhdimi i dietës së gabuar. Më shpesh përdoret terapia me hekur oral në formë shurupi ose tabletash. Thithja e hekurit është më e mirë, për shembull, nëse ilaçi administrohet para vaktit, por, për shkak të të përzierave të shpeshta, kapsllëkut ose diarresë, mund të merret edhe gjatë vaktit.
Rreth 25 për qind e pacientëve nuk i tolerojnë mirë preparatet e hekurit dhe kanë ankesat gastrointestinale të sipërpërmendura. Mirëpo, në vitet e fundit janë shfaqur preparate në formë të hekurit liposomal, përthithja e të cilit është 2 deri në 3 herë më e mirë se barnat standarde dhe që tolerohen shumë më mirë.
Pse nuk është mirë që ta përcaktojnë vetë terapinë për anemi?
Është e gabuar kur pacientët përcaktojnë terapinë e tyre dhe marrin barna për anemi sideropenike. Është e nevojshme, që fillimisht mjeku të bëjë një diagnozë të saktë, pasi për disa anemi të tjera, aplikimi i hekurit është i panevojshëm dhe i dëmshëm.
Si takikardia e patrajtuar mund të dëmtojë zemrën
– Nëse konfirmohet anemia sideropenike, mjeku duhet të përcaktojë preparatin e hekurit që i përshtatet më mirë pacientit dhe të monitorojë efektet e terapisë. Është shumë e rëndësishme të theksohet se anemia sideropenike e patrajtuar ose e trajtuar gabimisht mund të çojë në uljen e rezistencës së pacientit ndaj infeksioneve, ndërsa te fëmijët në çrregullime njohëse dhe performancë më të dobët në shkollë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje