LAJMI I FUNDIT:

Turqia goditet nga katër tërmete brenda një ore

Turqia goditet nga katër tërmete brenda një ore

Katër tërmet me fuqi të ndryshme shkatërruese kanë goditur sot Turqinë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

I pari kishte fuqi prej 1.5 magnitudë, njëherit më i dobëti, që ndodhi rreth orës 16:00 në lindje të Turqisë, më pas pësoi tjetri gjashtë minuta më vonë, duke dridhur tokën në pjesën qendrore të Turqisë.


Tërmeti prej 3.2 magnitudë goditi pjesën perëndimore të Turqisë, i pasuar nga tërmeti i katër prej 2.5 magnitudë që preku pjesën lindore.

Ndryshe, Turqia u godit nga dy tërmete paksa më të fuqishme përgjatë vijës kufitare Turqi-Iran.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo ndonjë person të lënduar. /Telegrafi/