Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar gjithsej 290 raste, ku prej tyre, 25 persona janë të lënduar nga mjetet piroteknike.
Rastet më ekstreme ishin një fëmijë, i cili ka të amportuar dy gishtërinj dhe një pacient i lënduar nga plumbi qorr, i cili i është nënshtruar operacionit dhe momentalisht është duke u trajtuar në Kirurgji.
Mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora tha për KosovaPress, se gjithashtu janë katër raste të lëndimit të syrit, ku dy prej tyre si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit piroteknike, kanë lënduar kornenë e syrit.
“Gjatë 24 orëve në Qendrën Emergjente deri më tani kanë kërkuar ndihmë gjithsej 290 pacientë, duke marrë parasysh 250 kanë qenë mbrëmë, dhe ndërrimin e sotshëm gjithsej 50 pacientë kanë kërkuar ndihmë. Prej tyre 25 pacientë kanë qenë të lënduar nga mjetet piroteknike dhe lëndimet kanë qenë të ekstremiteteve, ku duhet të veçohet një fëmijë që ka dy gishtërinj të amputuar të dorës së majtë, kemi një pacientë të lënduar me plumb qorr, pacienti i është nënshtruar operacionit, i cili momentalisht ndodhet në Kirurgji. Gjithashtu, ka pasur raste të lëndimit të syrit, gjithsej 3-4 pacientë, prej të cilëve dy si rezultat të depërtimit të thërrmijave të mjetit plasës, kemi penetrimin e kornesë të syrit”, tha Bajgora.
Ai shtoi se këtë vit vetëdijesimi i qytetarëve është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, pasi kanë një numër më të vogël të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike.
“Sa i përket fatkeqësisë në trafik nuk ka pasur shumë dhe gjendja e pacientëve është stabile. Mund të ceku se vetëdijesimi i masës, është shumë më i madh sesa vitet e kaluara, dhe kemi një numër jashtëzakonisht të vogël në krahasim me vitet e kaluara, të pacientëve të lënduar nga mjetet piroteknike,” shtoi ai.
Sipas tij, familjarët duhen të jenë sy hapur, sidomos te fëmijët që të mos të jenë në kontakt me mjetet piroteknike.
“Ne gjithmonë apelojmë tek familjarët sa i përket kujdesit të familjarëve, mund të them që të jenë sy hapur, sidomos tek fëmijët që të mos t’i lënë në kontakt me mjete piroteknike, të cilat mund të jenë edhe me fatalitet dhe sidomos me lëndime të eksremitetit dhe lëndime të syve,” u shpreh ai.
Mosha e të lënduarve është e ndryshme, duke filluar që nga fëmijët e deri tek 60 vjeçare./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët