Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka treguar se në ditën e fundit të vitit 2023 bën vizita nëpër institucione që janë në detyrë, që merren me shëndetin dhe sigurinë tonë.
Osmani deklaroi në RTV Dukagjini, se ajo këto vizita i bën në mënyrë që t’i falënderoi të gjithë për punën, transmeton Telegrafi.
“Në fundvit, data 31 dhjetor është kombinim i vizitave të institucioneve që janë kujdestare që merren me shëndetin tonë edhe me sigurinë tonë. Sepse shumë prej këtyre heronjve të përditshëm, përderisa ne e festojmë ndërrimin e mot-moteve me familje, ata janë në detyrë, janë në punë. Kështu që detyra ime është që të dal gjatë ditës, dhe t’i falënderoj për këtë punë që e bëjnë”, theksoi ajo.
Ndërkaq, vitin e ri 2024, Osmani tregoi se do ta festojë me familjarët e saj.
“Për natën e 31 dhjetorit, do të jemi e gjithë familja bashkë, bashkëshorti, vajzat, prindërit, motrat, axha, fëmijët e tyre, e kemi një grumbullim më të madh të familjes”, tha ajo./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251